Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga kantieri i Aeroportit të Kukësit, ku po punohet për ndërtimin e tij.

Rama sqaron ndërkohë se situata e pandemisë ka bllokuar garën ndërkombëtare të Aeroportit të Vlorës kur mbeteshin edhe 12 nga 60 ditë për marrjen e ofertave.

“Sapo të krijohen kushtet për ofertuesit ndërkombëtarë, do të rifillojë me vetëm 12 ditë të mbetura dhe besoj fort që brenda vitit do të jemi në kantier edhe në Vlorë”, shkruan Rama.

Top Channel