Selenica në pandemi/ Bashki e gjelbër, por pak dallime ka me jetën e mëparshme

07/05/2020 12:37

Që prej së hënës edhe qyteti i Selenices është zonë e gjelbër, por ndryshimi nga ditët e tjera nuk vihet re.

Banorët në Selenicë kanë vazhduar të jetojnë me të njëjtin ritëm si para pandemisë, por klasifikimi si një “zonë e gjelbër” për këtë qytet të vogël  u jep atyre siguri.

Edhe pse ky qytet ka pak banorë, ata thonë se kanë qenë korrekt në çdo masë të kërkuar. Por edhe bizneset e vogla si kjo “ baxho” kanë funksioniar normalisht brenda rregullave.

Toka dhe gjëja e gjallë nuk pret për orare dhe rregulla. Ndaj edhe bujqit e kësaj zone i gjejmë në tokat e tyre duke punuar dhe janë kujdesur që të mbjellat mos t’u shkojnë dëm. Shembulli më i mirë është ky çift bujqish që punon në  distancë dhe pa ndihmës të tjerë.

 

 

 

Top Channel