Vdekja nga Covid-19/ Njerëzit me ngjyrë janë më të rrezikuar se pjesa tjetër

07/05/2020 13:23

Anëtarët e pakicave etnike në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht burrat dhe gratë me ngjyrë, përballen me një rrezik më të lartë sa i takon vdekjes së shkaktuar nga Covid-19, nisur prej të dhënave nga Anglia dhe Uellsi, të lëshuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) të enjten.

Sipas ONS-së, shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi është 4,2 herë më e lartë te burrat me ngjyrë se pjesa tjetër.
Numrat janë të ngjashëm edhe për gratë me ngjyrë, shkalla e vdekjes së të cilave nga Covid-19 është 4.3 herë më e lartë.

Në përgjithësi, studiuesit e ONS-së zbuluan se njerëzit me ngjyrë kanë 1,9 herë më shumë të ngjarë të vdesin nga virusi edhe kur mosha, karakteristikat socio-demografike dhe masat e shëndetit dhe aftësisë së kufizuar merren parasysh.

“Njerëzit e Bangladeshit dhe etnisë pakistaneze, indiane dhe të përzier kanë “statistikisht një rrezik më të lartë vdekjeje” nga Covid-19, krahasuar me ato të përkatësisë etnike të bardhë”, thanë vëzhguesit.

“Këto rezultate tregojnë se ndryshimi midis grupeve etnike në vdekshmërinë Covid-19 është pjesërisht rezultat i disavantazhit socio-ekonomik dhe rrethanave të tjera, por një pjesë e mbetur e diferencës nuk është sqaruar ende,” u shpreh ONS në raportin e saj.

Top Channel