Dyqani që u grabit

Një dyqan lulesh është grabitur në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në lagjen ‘Kastriot’ pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’.

Tre persona të moshës nga 18-25 vjeç kanë marrë pjesë në grabitje, ku dy bënin rojë dhe njëri u fut brenda.

150 mijë lekë të vjetra të xhiros ditore janë grabitur me forcë nga një sirtar. Tre personat janë larguar me shpejtësi.

Policia është në ndjekje te tyre.

Top Channel