Aksident tek “Xhamlliku”/ Makina përplas çiftin me motor, 53-vjeçarja dërgohet në spital

07/05/2020 18:41

Një aksident është shënuar ditën e sotme në vendin e quajtur “Xhamllik”, ku si pasojë e përplasjes së një motori me një automjet ka mbetur e lënduar një 53-vjeçare.

Shtetasja M.L, rreth 53 vjeçe, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Xhamllik”, një mjet me drejtues shtetasin P.M., është përplasur me një mjet motorr pa targë, me drejtues shtetasin A.L, ku për pasojë është lënduar pasagjerja në motorr shtetasja M.L, rreth 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel