Izolimi i Bashkim Shehut: Nuk besoj se do të shkruhen romane të mirë për pandeminë

07/05/2020 20:05

Bashkim Shehu po e kalon karantinën (një gjendje të cilën nuk e kishte menduar se do ta kalonte ndonjëherë në jetë) në një ndër zonat më të prekura nga coronavirusi, në Spanjë.

Dikur më të kam pasur një bashkëbisedim për marrëdhënien e letërsisë me kujtesën. Po në këtë situatë a do të kemi një letërsi te mirë pandemie? Ai vetë, a është duke shkruar?

Kjo interviste është edhe një ftesë për të lexuar romanet e tij, por edhe një roman të cilin ai e ka shqipëruar me mjeshtëri. Ndër më të lexuarin e këtyre kohëve “Murtaja” i Kamy.

Ne bëjmë një ftesë për te lexuar Murtajen, qe ju e keni sjelle ne shqip, kush janë sugjerimet tuaja për këtë periudhe?

Dekameroni i Bokaccios, libër shumë i njohur. Janë dhjetë të rinj në kohën e kolerës në Firence në shekullin e XIV. Dhe tregojnë histori. Historitë nuk janë erotike, kjo dihet. Vdekja ne Venecie e Thoman Man, por aty ngjarjet nuk ndodhin në karantinë, por qyteti është duke u izoluar.

Çfarë roli ne kujtese mendoni se do te ketë Letërsia e kësaj kohe pandemie? Ju po shkruani?

Nuk e besoj që do te shkruhen libra të mirë për pandeminë. Mund te shkruhen për gjëra të tjera mbase.

Po shkruani diçka ju?

Jam shumë afër një romani.

Si do te jemi pas kësaj krize? Me te mire apo do thellojmë dasite?

Ajo që është e sigurt është që do te jemi me të varfër. Siç thotë një ekonomist spanjoll në ndryshim nga lufta qe fabrika spitale e shtëpi i kemi të shkatërruara tani i kemi ekzistente. Por jemi po aq të varfër. Dhe kjo do te sjellë ndikimin edhe në politikë.

Top Channel