Braçe publikon çmimet e ‘kripura’ të perimeve e zarzavateve: Kjo është grabitje e dyfishtë

07/05/2020 14:53

Tregtarët vendas po rrisin me çmime të kripura për  perimet e zarvatet, duke abuzuar katërfish me çmimet. Rritja e çmimeve vihet re në Tiranë,  aty ku është edhe fuqia më e madhe blerëse.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe zv.Kryeministri Erion Breaçe i cili ka krahasuar çmimet e shitjes më shumicës të qepëve dhe patateve në Dijvakë, duke i krahasuar ato me tregun e Tiranës.

“Çmimi sot i të njëjtës qepë të marrë dje në Divjakë, në çdo treg të Tiranës është nga 70 lekë/kg në 120 lekë/kg! Kuptoni? Nga 4.7 herë më shtrenjtë deri në 8 herë më shtrenjtë! Grabitja e parë është ndaj bujkut në Divjakë; Ulja e çmimit deri në 40% nën kosto, të një super produkti për të cilin 7 muaj me radhë ai, bujku ka punuar 12-14 orë në ditë e ka paguar pa fund nga mbjellja në çdo shërbim. Është një supergrabitje! Imagjinoni, një tregtar “shumice” që bën thjesht transportin nga Divjaka në Tiranë, fiton 20, 30, 40 lekë për kg, 50, 100, 200, 250% më shumë se bujku që është rropatur 7 muaj me radhë!”, shprehet Braç në një postim të tijin ne Facebook.

Postimi i plotë/ KJO ËSHTË GRABITJE E DYFISHTË!

Kam qenë prej mëngjesit në tregjet publike të fruta perimeve në Tiranë. Ndoqa çmimet për dy produkte, qepën e thatë-e re, pataten-e re. Të dyja produkte ekskluzive të Divjakës! Vjelja sapo ka nisur në Divjakë dhe produkti sa ka dalë në treg.

Por shihni çfarë grabitjeje është: Çmimi dje i qepës në Divjakë u ul dramatikisht në vetëm 15 leke/kg. Çmimi sot i të njëjtës qepë të marrë dje në Divjakë, në çdo treg të Tiranës është nga 70 lekë/kg në 120 lekë/kg!

Kuptoni? Nga 4.7 herë më shtrenjtë deri në 8 herë më shtrenjtë! Grabitja e parë është ndaj bujkut në Divjakë; Ulja e çmimit deri në 40% nën kosto, të një super produkti për të cilin 7 muaj me radhë ai, bujku ka punuar 12-14 orë në ditë e ka paguar pa fund nga mbjellja në çdo shërbim.

Eshte një supergrabitje! Imagjinoni, një tregtar “shumice” që bën thjesht transportin nga Divjaka në Tiranë, fiton 20, 30, 40 lekë për kg, 50, 100, 200, 250% më shumë se bujku që është rropatur 7 muaj me radhë!

Kush nuk e kupton, e shpërfill, e nënvlerëson këtë, të vijë ta ulë njëherë menderen në fushat e Divjakës; Kush më tregon tregun e rregullat tij duhet ta qepë e te ekuptoj që ky eshtë pazar e s’ka lidhje me tregun kërkund!

Grabitja e dyte është ndaj qytetarit në Tiranë; Rritja e çmimit të qepës nga 15 lekë në Divjakë deri në 120 lekë në Tiranë, është një supergrabitje e dytë!
Por bën edhe një dëm të dytë; Ule konsumin-qytetari do blej më pak, tapos tregun, bllokon prodhimin në Divjakë e më keq, ul çmimin edhe më poshtë se kaq duke sjellë një humbje financiare shumë të madhe!

E njëjta gjë edhe për pataten; Patatja e re sot në treg është vec cpatatja e Divjakës. Çmimi dje në Divjakë u ul në 20 lekë/kg, ndërsa sot në Tiranë çmimi ishte 80 lekë/kg!
Grabitje njësoj si e para! E dija që do të ndodhte kjo histori dhe kam një muaj që flas për këtë; Madje duke shtuar se bujqësia e bujqit prodhues po mbajnë Shqipërinë në dy muajt më të vështirë të saj, ekonominë ndezur kur sektorë të tërë u fikën!

Tani meqë nuk na begenisi kush, nga sot në mëngjes nga Divjaka, çdo tregtar do ketë sjellje tjetër, të unifikuar në produkt e në çmim! Zgjidhje tjetër nuk na latë!

FOTO GALERI
1/5

Top Channel