01:48
A do të sjellë pandemia e Covid-19 fundin e punës në zyrë?
Kalimi tek puna në distancë, ose nga shtëpia, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, mund të bëjë që kompanitë të fillojnë të reduktojnë hapsirat e zyrave, ç’ka do t’i kursente atyre para por jo domosdoshmërisht do të përmirësonte produktivitetin mes stafit. Lejimi nga bizneset që stafi të punojë nga shtëpia në baza të përhershme, edhe pasi izolimet të zbuten në vende të ndryshme, vë në pikëpyetje të ardhmen e qiellgërvishtësve të përdorur nga kompanitë shumëkombëshe, që shihen si simbole të kapitalizmit modern.