Bimët medicinale në Divjakë/ Ekspertët: Fermerët mos mbjellin pa u konsultuar

21/08/2020 15:33

Tefik Peqini nga Kemishtaj pas 15 vitesh emigrim vendosi të kthehet në vendin e tij për të investuar, por ndryshe nga bashkëfshataret e tjerë, Tefiku nuk investoi në serra diellore, por në bimë medicinale. Prej 7 vitesh ai kultivon bimë të ndryshme.

Për të fillimi ishte i vështirë, pasi ishte një fushë që nuk e njihte mirë.

Falë bashkëpunimit me firmat grumbulluese dhe eksportuese, tregu për prodhimin e tyre është i garantuar. Besnik Koçi është një nga këta, të cilët  me bashkëpunim me fermerët po mundohen që të përhapin në zonën e tyre kulturën e mbjelljes së bimëve medicinale. Koçi thekson se merret me certifikimin e produkteve organike, ku një pjesë e fermerëve kanë marrë statusin e kultivuesve organikë.

Çmimi dhe shitja e sigurt e këtyre produkteve ka bërë që shumë fermerë të mbjellin sipërfaqe të tëra dhe pa u konsultuar me specialistë. Por Koçi u bën një thirrje  fermerëve, që duhet të plotësojnë ato standarde që kërkohen.

Top Channel