Itali/ Vazhdon rritja e infeksioneve me Covid-19, regjistrohen 9 viktima

21/08/2020 17:34

Në Itali vijon të ketë numër të ketë një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve me Covid-19.

Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga ministria e Shëndetësisë në Itali, gjatë gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 947 raste të reja pozitiv, për një total prej 257.065 të prekurish nga Covid.

Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Italinë kanë humbur jetën 9 qytetarë të infektuar me Covid-19.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se pati edhe 274 pacientë të shëruar.

Top Channel