E hënë, 18 Maj 2020
12:21
“Kandidati”, një libër i fortë politik

“Kandidati”, romani i Ben Blushit një lexim i përhershëm mbi demokracitë e brishta.

12:18
Matura në Elbasan/ Nga 1684 nxënës, 201 maturantë nuk rikthehen dot në shkollë

Me rregulla të përcaktuara qartë, me maska doreza dhe me një distancë të përcaktuar nga njëri tjetri, maturantët pas dy muajsh shkëputje i janë rikthyer shkollës, sigurisht me ankthin e një periudhe të gjatë shkëputje dhe para provimeve, por gjithësesi të lumtur që i rikthehen shkollës dhe marrëdhënieve me njëri tjetrin, por duke ruajtur distancat mes tyre.

12:07
Këshilli Bashkiak Tiranë diskuton heqjen provizore të dy taksave

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet në orët në vazhdim.

12:03
Erdhën nga Spanja me postë! Sekuestrohen 11 mijë fara cannabis sativa, arrestohet vlonjati 30-vjeçar

11.000 fara cannabis sativa janë sekuestruar pas finalizimit të një operacioni policor në Vlorë.

11:49
Brenda 24 orëve, Afrika e Jugut regjistroi 1.160 raste me COVID-19

Afrika e Jugut në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.160 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), që është bilanci më i lartë që nga muaji mars, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 15.515, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

11:49
Reforma Zgjedhore/ Hajdari thirrje Bashës: Mos rrini kot nëpër sheshe! Hajde në tryezë dhe më mbështet

Sot ishte parashikuar mbledhja e radhës e të mandatuarve politik për Reformën Zgjedhore, por opozita jashtëparlamentare pas shembjes së Teatrit vendosi të mos paraqitet në tryezë.

11:47
Covid-19/ Rusia raporton numrin më të ulët të rasteve që nga 1 maji

Rusia të hënën raportoi 8.926 raste të reja me koronavirusin e ri(COVID-19), numri më i ulët i rasteve ditore që nga fillimi i muajit.

11:45
Gjiknuri i shtrin dorën opozitës jashtë parlamentit: I mirëpresim sërish në tryezë

Sot ishte parashikuar mbledhja e radhës e të mandatuarve politik për Reformën Zgjedhore, por opozita jashtëparlamentare pas shembjes së Teatrit vendosi të mos paraqitet në tryezë.

11:29
“Sfidë” koronavirusit! Greqia hap sërish Akropolin për vizitorët

Akropoli në Athinë u rihap sot për vizitorët, fill pas mbylljes së përkohshme, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

11:21
U vetëdorëzua në polici/ Nesër jepet masa për Jaeld Çelën

Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës që u vetëdorëzua dy ditë më parë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë do të njihet nesër në orën 8 të mëngjesit me masën e sigurisë, mëson Top Channel.

11:03
CoVid-19/ Vetëm 2 raste të reja në vend në 24 orët e vendit

Vetëm 2 raste të reja janë regjistruar në vend në 24 orët e vendit me covid-19.

11:02
Në ditët e ardhshme! BE dritë jeshile ilaçit remdesivir për luftën ndaj Covid-19

Kreu i agjencisë së barnave të Bashkimit Evropian, Guido Rasi deklaroi se një autorizim fillestar për ilaçin remdesivir si një trajtim COVID-19 mund të jepej në ditët e ardhshme.

10:52
Reforma Zgjedhore/ Opozita jashtëparlamentare bojkoton takimin e sotëm

Sot është parashikuar mbledhja e radhës e të mandatuarve politik për Reformën Zgjedhore, por opozita jashtëparlamentare pas shembjes së Teatrit vendosi të mos paraqitet në tryezë.

10:51
Italia e ka dënuar me 5 vite burg, arrestohet 44-vjeçari në Durrës (EMRI)

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

10:38
“Një dozë vaksinë mund të kushtojë deri në një mijë euro”/ “Rrëfehet” autoriteti italian i farmakologjisë

Dekani i farmakologëve italianë dhe themeluesi i Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike, Silvio Garattini deklaroi se “një dozë vaksine mund të kushtojë deri në një mijë euro, një shifër e papërballueshme për shumë vende” dhe se “Europa tani duhet të udhëheqë rrugën për qasje të barabartë në vaksinën antiCovid”.

10:31
Italia në fazën 2/ Rihapet aeroporti i Bergamo, fluturimi i parë solli pasagjerët nga Sofja

Në 06:51, me zbarkimin e një fluturimi Wizzair që mbërriti nga Sofja në të cilën kishte 109 pasagjerë, aeroporti i Bergamo – Orio al Serio u rihap.

10:31
Në luftë me virusin! Raportohen 7 raste të reja me COVID-19 në Kinë

Gjatë 24 orëve të fundit të Kinë janë regjistruar shtatë raste të reja me koroanvirusin e ri (COVID-19), njoftuan zyrtarët shëndetësorë.

10:19
Faza 2/ Conte u shkruan italianëve: Qeveria nuk është shurdhe, do bëjmë më shumë!

Në ditën e rihapjes pas bllokimit, Kryeministri Giuseppe Conte iu drejtohet italianëve me një letër të hapur.

10:18
Covid-19! Si është situata në Brazil?

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Brazil është rritur në 16.118.

10:11
Thyejnë rekord! Atletet e Michael Jordan shiten për vlerën “e çmendur” në ankand

Atletet e veshura nga legjenda e NBA-së Michale Jordan, Nika Air Jordan 1s, të vitit 1985, u shitën për 560 mijë dollarë të dielen, duke thyer rekordin e ri të ankandit botëror për një palë atlete.

10:06
Covid-19 në SHBA/ Mbi 90,000 viktima dhe 1,5 milionë të infektuar

Në SHBA vijon të rritet bilanci Covid-19.

10:03
Protesta dje/ “U lënduan 7 efektivë”. Policia e Shtetit: 7 të arrestuar, 21 të proceduar

Policia e Shtetit njofton se pas protestës së djeshme janë arrestuar 7 persona për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” si dhe 21 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.

09:58
Ricky Martin, Lionel Messi, Ben Affleck … Videoja ku puthen VIP-at

Krijimi i këngës së re “Antes Que El Mundo Se Acabe” rezultoi terapeutik përgjatë karantinës, rrëfen artisti nga Puerto Riko, Residente.

09:57
Sulm vetëvrasës mbi bazën e agjencisë së intelegjencës në Afganistan

Një sulmues vetëvrasës kreu sulm ndaj agjencisë kombëtare të inteligjencës në Afganistan, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

09:45
Një ditë pas shembjes/ Çfarë ka mbetur nga Teatri, pamjet…

Ditën e djeshme u shemb Teatri Kombëtar. Aksioni nisi në orën 04:30 të mëngjesit dhe përfundoi pas 12 orësh.

09:35
“Si binjakët siamezë”/ E pazakontë, lind viçi me dy koka

Një viç me dy koka ka lindur në një fermë në SHBA.

09:28
Pamjet/ Nis mësimi në Berat: Të gjithë me maska, matet temperatura dhe bëhet dezinfektimi

Ka filluar procesi mësimor në shkollat e mesme në Berat ashtu siç edhe në të gjithë vendin.

09:23
Netanyahu zotohet për aneksimin e Bregut Perëndimor

Benjamin Netanyahun është betuar si kryeministër i qeverisë së re të unitetit në Izrael.

09:20
Covid-19 në Kosovë/ Sa pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 10 raste me Covid-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

09:16
Shmangia e Kinës nga pasojat e koronavirusit/ 100 shtete presion për një hetim

Rreth 100 vende po mbështesin një rezolutë në Asamblenë Botërore të Shëndetit (WHA) duke kërkuar një hetim të pavarur të pandemisë së koronavirusit.

08:57
Pamjet/ Sekuestrohen 68 pako me heroinë, në pranga një 49-vjeçar. I kishte fshehur poshtë…

38 kg heroinë janë sekuestruar nga policia kufitare në portin detar të Durrësit.

08:54
COVID-19/ Manastirliu nxjerr hartën e masave lehtësuese: Duhet më shumë vigjilencë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar hartën e re të lëvizjes dhe hapjes së aktiviteteve, duke filluar nga dita e sotme.

08:45
Evropa nis sot lehtësimin e masave bllokuese, ja çfarë ndodh…

Sot shumë vende nisin lehtësimin më tej të kufizimeve për shkak të masave të marra kundër koronavirusit.

08:36
Kosovë/ Hyn në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave

Sot (18 maj) në Kosovë ka hyrë në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave të izolimit, të cilat ishin vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

08:34
Ekstremistët po përpiqen të keqpërdorin protestat në Evropë

Autoritetet paralajmërojnë për keqpërdorimet prej ekstremistëve të djathtë të protestave për shkak të masave kundër virusit Corona. Mund të tërhiqen paralele me protestat kundër valës së refugjatëve.

08:25
Pas 2 muaj karantinë/ Sot hapen lokalet, lejohen stërvitjet në grup, mbi 2 të ftuar në studiot televizive!

Nga sot nis hapja e bareve dhe restoranteve që qëndronin të mbyllura për më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë.

08:19
Aleanca për Teatrin sot në 16:30 protestë! PD-LSI u bashkohet

“Shihemi në 16:30″ kjo është fjalia që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbylli protestën e një dite më parë dhe thirrja për ditën e sotme që Aleanca u bën qytetarëve të dalin për të mbrojtur të drejtat e tyre.

08:14
Maturantët sot në shkollë/ Rikthehen të përsërisin lëndët para provimeve, por 1500 do ndjekin mësimin online

Pas 70 ditësh të mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të Koronavirusit, dyert e 500 gjimnazeve dhe shkollave në Shqipëri hapen për klasat e 12-a sot.

08:07
Ndahet nga jeta ish-ministri i shëndetësisë Maksim Cikuli

Ish- ministri i shëndetësisë në qeverinë e PD, Maksim Cikuli është ndarë nga jeta në moshën 68- vjeçare. Ai ishte profesor doktor i specializuar në fushën e gjenetikës.

08:02
Një ditë pas shembjes/ Rama nxjerr projektin e Teatrit të ri: Nesër do të flasë vetë vepra e përfunduar!

Një ditë pas shembjes dhe tensioneve të forta të krijuara mes policisë dhe artistëve e opozitës, kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një mesazh për Teatrin Kombëtar.

07:44
Parashikimi i motit/ Java nis mot të nxehtë dhe temperatura të larta

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.

E diel, 17 Maj 2020
22:56
Zjarr në pallatin 13 katësh në Tiranë, disa ambulanca në vendngjarje

Një pallat 13-katësh ka marrë flakë në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë. Sipas informacioneve ka pasur një shpërthim të madh zjarri.

22:50
Tiranë/ Plas një koktej molotov brenda territorit të namazgjasë

Pak më parë në Tiranë në territorin e namazgjasë tek hyrja e parlamentit ka plasur një koktej molotov.

22:33
Tragjike/ Aksidentohet me aeroplanin që ndërtoi vetë, humb jetën piloti 44-vjeçar

Një aeroplan i vogël është aksidentuar në Hunter të Australisë, ku si pasojë piloti që po udhëtonte ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Raportohet se brenda aeroplanit ishte një 44-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

22:29
“Nuk respektoi semaforin”, aksident në Laprakë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Laprakës ku janë përplasur dy makina me njëra tjetrën.

22:25
Basha: Nesër në 16:30 protestë në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një deklarate për mediat është shprehur se nesër do të mbështesë protestën që do të zhvillojë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në orën 16:30.

22:09
Cristiano Ronaldo “dhunon” Georgian, të vegjlit e bëjnë të pendohet

I rikthyer në Itali pas disa muajsh qëndrimi në Portugali, Cristiano Ronaldo sipas ligjit të vendosur këtë kohë pandemie, i është nënshtruar një karantine 14 ditore sëbashku me familjen. Ndonëse Cristiano na ka munguar në fushat e blerta, në rrjete sociale ai dhe partnerja Georgina Rodriguez kanë qenë mjaft aktiv.

21:59
Postimi në rrjetet sociale, Leipzig hedh dritë mbi të ardhmen e Timo Werner

Sulmuesi i talentuar gjerman Timo Werner duket se do t’i bashkohet Liverpoolit sezonin e ardhshëm, ndërsa sinjalet që konfirmojnë këtë hipotezë vijnë pikërisht nga klubi i tij aktual, RB Leipzig.

21:52
​Mjeku kinez: Zbulova se në Wuhan po fshihnin diçka

Këshilltari shëndetësor i qeverisë kineze, Zong Nanshan tha për CNN se rreziku i valës së dytë të infeksionit të virusit korona është ende i madh.

21:33
Bayern Mynih konfirmon forcën, fiton pastër në transfertën berlineze

Edhe pas ndërprerjes rreth dy mujore Bayerni i Mynihut vijon të mbetet klubi për t’u mundur në Gjermani, pasi u rikthyer në fushë ditën e sotme dhe ia doli të marrë një fitore 0-2 në një transfertë jo fort të lehtë si ajo ndaj Union Berlin.

21:29
​Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britani është në rënie

Në Britaninë e Madhe, 170 njerëz të tjerë vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, të paktën në ditët e fundit, njoftoi sot ministri Alok Sharma.

21:24
​Mbi 90.000 viktima nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është rritur në 90.206, sipas të dhënave më të fundit në faqen e internetit të Worldometers.

21:19
Antoneta e zbulon, do të hiqja dorë nga televizioni për…

Rrjetet sociale sot të ofrojnë mundësinë që të gjenerosh të ardhura, një ndër to është dhe “Instagrami”. Pikërisht kjo e fundit ishte dhe tema e diskutimit në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”.

21:18
​Guvernatori i Nju Jorkut testohet për koronavirus para kamerave

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, u testua për Covid-19 në një konferencë të rregullt për shtyp.

21:04
Foto/ Momenti ku kompleksi i banesave në Teksas të SHBA-ve përfshihet nga flakët

Një zjarr masiv, që besohet se është shkaktuar nga një vetëtimë, ka shkrumbuar pjesën më të madhe, të një  kompleksi banesash në Teksas të SHBA-ve. Alarmi për zjarr ra rreth orës shtatë të mëngjesit, ndërkohë që banesa ishte përfshirë nga tymi i dendur.

21:01
Moderatorja e njohur zbulon se sa para fiton me një postim në Instagram

Rubrika “Trotuar” në “E Diell”, është kthyer në oazin e një debati, informativ dhe edukativ. Në të ceken tema që ne hasim shpesh në përditshmërinë tonë. Tema mbi të cilën u diskutua këtë herë, ishte “Instagram”.

20:49
​Sky Gjermania thyen rekordet e shikimeve me vazhdimin e Bundesligës

Vazhdimi i Bundesligës, pas një pushimi dy-mujor për shkak të epidemisë së virusit korona, tërhoqi më shumë se gjashtë milionë shikues të televizionit në Gjermani.

20:41
Nesër hapen baret dhe restorante/ Nga çfarë do të heqim dorë pas masave anti CoVid-19

Në datën 18 restorant do të hapin dyert për të pritur klientët,por para se të nisin punë ata duhet të respektojnë rregullat që ka përcaktuar Ministria e Shëndetësisë në protokollin e publikuar pak ditë më par. Është Adriatik Llangozi ai që do të na mësonte se si do të shërbehet nga nesër në bare dhe restorante.

20:31
Re e dendur tymi pushton Rrashbullin

Një re e dendur tymi ka pushtuar të gjithë zonën e Rrashbullit dhe është shpërndarë drejt zonës së Arapajt e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

20:29
Xheison Bafti/ Taramelja “fut në kurth” Fjoralba Ponarin

Edhe pse fëmijët janë konsideruar si një grupmoshë jo e rrezikuar nga pandemia e COVID-19, ata janë cilësuar si një burim i mundshëm infeksioni, për personat e tjerë, kryesisht të moshuarit.

20:25
Të rinjtë ndezin qirinj në hyrje të pedonales

Në hyrje të pedonales, afër vendit ku ishte vendosur Teatri Kombëtar, disa të rinj kanë ndezur qirinj në shenjë simbolike.

20:04
Fshatrat e LABINOTIT, këto thesare plot histori – Fshatrat e Shqipërisë

“Krahina e Labinotit”, është banuar qysh prej lashtësisë. E përbërë nga disa fshatra, i pari që sheh është Labinot Fushë, e më pas për t’u ngjitur në Labinot Mal, rruga kalon nga Griqan. Një fshat i njohur i këtyre anëve, prej nga ku në dalje të tij mund të zbuloni varre të periudhës ilire. Madje, qysh prej shek të IV rrënojat e një kishë-varreze! Kjo të befason.

19:58
Kosovë/ ​23 të shëruar dhe 7 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe shtatë raste të reja me koronavirus. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajt 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë.

19:41
Maturantët nesër në shkollë/ Rikthehen të përsërisin lëndët para provimeve, por 1500 do ndjekin mësimin online

Pas 70 ditësh të mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të Koronavirusit, dyert e 500 gjimnazeve dhe shkollave në Shqipëri hapen për klasat e 12-a të hënën. Nga 18 maji deri në 5 qershor maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës për të përsëritur njohuritë për 4 lëndët që janë provime të  maturës shtetërore.

19:25
Basha: Protesta të menjëhershme/ “Nuk e përsëris më gabimin e 3 viteve më parë kur u ula me Ramën”

Në 3 vjetorin e marrëveshjes politike me kryetarit socialist, Lulzim Basha ripërsëriti meaculpan bashkë me zotimin se mes tij dhe Edi Ramës nuk do kishte një 17 maj të dytë.

19:17
Shembet godina e Teatrit Kombëtar/ Shoqërohen artistë dhe ish deputetë të opozitës, konfrontime me policinë

Në orën 4:30 minuta, mëngjesin e së dielës, Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit, nisi shembjen e Teatrit Kombëtar. Aksioni i bashkisë Tiranë, filloi me përplasje mes artistëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve politikë,  përballë uniformave blu që mbështetën këtë aksion

19:13
Top Awards: Ja çfarë na solli karantina e Covid-19, zbuloni bystandr…

Prej katër javësh në klasifikimin e “Top Awards”, nuk ka patur asnjë hyrje të re muzikore dhe shkak për këtë është bërë pikërisht Koronavirus. Kjo javë ka sjellë dy hyrje të reja në klasifikim dhe një ndër to është grupi bystandr me këngën e tyre, “I got you in my mind”. Ky projet muzikor ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut, duke u pozicionuar në vendin e 7-të, që në javën e parë në klasifikim.

18:46
Itali/ Bie numri i viktimave dhe rasteve

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 31908, që do të thotë janë 145 viktima në 24 orët e fundit.

18:30
Misi shqiptar zhvishet dhe kërcen për tifozët e Tiranës

Emisioni “E Diell” në “Top Channel”, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë sportit këtë kohë karantine, me rubrikën “E Diella Proces”. Në studio u fol për rifillimin e kampionatit vendas e të huaj dhe të gjitha risqet që mbart, ky ristartim.

18:18
Rama: Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për këmbësorët dhe makinat, por…

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se do të hiqen autorizimet për këmbësoret dhe personat që kanë makina.

18:11
Rama jep ndryshimin e madh: Nga nesër hiqet fasha e orarit në…

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se në zonat e gjelbërta do të hiqet fasha e orarit dhe se në zonat e kuqe do të zgjatet deri në orën 21:00.

18:07
Kryemadhi: Do ja ha veshin Ramës

Monika Kryemadhi ka bllokuar rrugën tek parku rinia dhe është shprehur se do qëndrojë aty dhe se do të shkelte ligjet e Ramës.

18:02
​Në Prishtinë protestohet kundër shembjes së Teatrit Kombëtar: “Muret i shembët, por jo Teatrin”

Në shenjë solidariteti me protestat në Tiranë, pas shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar, Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka organizuar një aksion simbolik.

17:58
Kryemadhi tregon kush e kishte dezhurnin natën kur u prish Teatri

Prishja e Teatrit Kombëtar gjeti të papërgatitur opozitën, e cila kishte deklaruar se nuk do të lejojnte fadromat që të kryenin këtë akt. Por në ora katër mëngjesit orë kur nisën fadromat shembjen,  nuk ishin mbështetësit e simpatizantët e partive të opozitare.

17:44
Tre fëmijët e tij kanë mama të ndryshme/ Kastro zbulon partneren që do të bëjë fëmijën e katërt

Këngëtari Kasto Zizo, është bërë baba në një moshë mjaft të re, vetëm 22 vjeç. Djali i tij sot, Dankan, është 14 vjeç. Gjithashtu këngëtari është baba i një vajze dhe një djali të porsalindur. E veçanta e Kastros, është se të tre fëmijët e tij, kanë mama të ndryshme.

17:41
I tha gruas “të dua”/ Kastro Zizo zbulon reagimin epik të infermieres

Këngëtari Kastro Zizo, është bërë baba për herë të tretë dhe sëbashku me partneren e tij Sarën, kanë mirëpritur në jetë një djalë. Në një intervistë në emisionin “E Diell”, me gazetarin Ervin Kurtin, Kastro zbuloi momentin që sapo mori vesh lajmin që u bë baba në shenjë falenderimi ndaj partneres, Kastro i kishte thënë në sy të të pranishmëve “të dua”.

17:31
Basha: Protesta ka nisur

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha ka mbërritur në shesh dhe është bashkuar me Monika Kryemadhin dhe aleatët.

17:19
“Imitim i Inës dhe e papjekur”/ Deklaratat që provokuan debat në “PërPuthen”

Duket se ka një krisje të marrëdhënieve, të konkurrenteve vajza, në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell”. Margaret, Anoneta dhe Edona u përfshinë në vorbullën e debatit në emision. E gjitha nisi pasi Antoneta, në një intervistë, ka deklaruar se për të Edona është e papjekur, ndërsa Margaret në përceptimin e saj, është një imitim i Inës.

17:04
Monika Kryemadhi: Kam 48 orë pa gjumë, mos paguani dritat dhe taksat

Kryetarja e LSI-së është shprehur për mediat pak më parë se ka 48 orë pa gjumë. Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shkojnë ti mbështesin dhe bëri thirrje që qytetarët mos të paguajnë.

17:01
“I shpreh dëshirën e madhe”/ Konkurrentja seksi në “PërPuthen” suprizohet nga njëri prej djemve

Me një tortë në duar dhe një qiri për t’u fryrë, Brikeno iu drejtua Margaret në një moment në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell”. “Mendo një dëshirë për ne të dy dhe më pas fryji”, i thotë Margaretës Brikeno. “Dua që koronavirusi të mbarojë dhe ne të dy të ikim në plazh, por duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri”, u shpreh Margaret.

16:53
Armina Mevlani siç nuk e kishit parë kurrë, bën “namin” me kërcime në TikTok!

Armina Mevlani njihet për imazhin e një femre tepër fisnike e elegante.

16:42
​Një 17 vjeçar tenton të vetëvritet, policia e shpëton

Një 17 vjeçar ka tentuar të vetëvritet mbrëmë afër Liqenit të Batllavës, por pas një kërkim intenziv në një zonë mjaft të gjerë malore-kodrinore dhe në fshat, ai është gjetur nga zyrtarët policor.

16:30
“PërPuthen”/ Antoneta hedh akuza: Djemtë po më bëjnë presion

Antoneta, ishte kryefjala e rubrikës “PërPuthen” në “E Diell” këtë puntatë. Duke qenë se ajo ka bërë disa takime më shumë me djemtë, krahasuar me dy vajzat e tjera që i janë bashkuar kohët e fundit emisionit, e ka shikuar të arsyeshme për të përzgjedhur dy prej tyre, të cilët ajo i shikon pretendentë në sytë e saj.

16:10
Filmi më i shtrenjtë në historinë e James Bond, kushtoi plot…

Mësohet se seria e fundit e James Bond e quajtur “No Time To Die” ka kaluar të gjithë të tjerave sa e përket kostos së xhirimeve.

15:52
Futbolli në kohë pandemie

Nga Jacques Attali

15:47
A do të bëhet Silezia “Wuhani” i Polonisë?

Ruda Śląska në Silezinë e Epërme është qytet minatorësh. Shtëpitë karakteristike me tulla të kuqe janë ndërtuar mbi 100 vjet më parë për punëtorët e minierës së parë lokale të qymyrit.

15:36
Spanja, pandemia/ Bie ndjeshëm numri i vdekjeve

Spanja regjistroi 87 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, hera e parë kjo në dy muaj që niveli i jetëve të humbura brenda 24 orëve bien nën 100 në atë që është njëri prej vendeve të goditura më rëndë prej pandemisë së koronavirusit në Europë.

15:31
Maqedonia e Veriut/ Shtohen infektimet nga Covid

Maqedonia e Veriut ka regjistruar edhe tre të vdekur nga koronavirusi duke e çuar në 101 numrin e viktimave që nga paraqitja e virusit COVID-19.

15:28
Gjendet i vdekur ambasadori i Kinës në Izrael

Ambasadori i Kinës në Izrael është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Tel Aviv raportuan autoritetet izraelite.

15:22
Kriza e koronavirusit/ Obama sulmon përsëri Trumpin

Ish-presidenti amerikan Barack Obama e kritikoi menaxhimin që pasardhësi i tij Donald Trump po i bën krizës së koronavirusit.

15:18
Mustafa për Kurtin: LDK e bëri kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i quajti recitime deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili e përshkroi LDK-në si një “klub të stërvjetruar”.

15:12
Covid, rastet misterioze/ Me pneumoni, por tamponi negativ

Kanë nisur t`i quajnë raste misterioze: janë pacientë të cilëve testi i tamponit u del negativ, por skaneri më pas zbulon pneumoni të rënduar, të ngjashme me atë të të prekurve nga Covid 19.

15:05
Jo vetëm në Elbasan/ Postblloqe policie edhe në Korçë e Pogradec

Teksa më parë u raportua për një postbllok pranë fshatit Bradashesh në Elbasan, i cili do të ndalojë përgjatë ditës së sotme lëvizjen e mjeteve drejt Tiranës, korrespondentët e Top Channel-it raportojnë se postblloqe ka edhe në Korçë dhe Pogradec.

14:54
Veliaj pas shembjes së Teatrit: I vjetri iku, tani do bëjmë të riun. Le të bashkëpunojmë, mos të përçahemi!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reagur pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe pas protestave që u zhvilluan sot në kryeqytet që nga orët e para të mëngjesit për këtë gjë.

14:31
“Teatri”/ Reagon Rama: Unë s’jam as shenjt e as i pagabueshëm! Kam lidhje me punët e zeza, aq sa…

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në twitter sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar ndërsa ka bërë dhe një reagim ndaj regjisorit Edmond Budina.

14:29
Teatri Kombëtar/ “Shembje e nxituar”, reagon ambasadori gjerman: U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje

Mbi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ka reaguar ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

14:23
“Më nxirrni nga burgu, të gjej kurë për koronavirusin”/ Refuzohet kërkesa e shqiptarit më të urryer në SHBA

Martin Shkrelit i është refuzuar kërkesa për lirim të parakohshëm nga burgu, në mënyrë që të siguronte një medikament kundër COVID-19.

14:22
PD mbledh sot kryesinë dhe grupin parlamentar

Partia Demokratike vijon të ketë takime intensive të njëpasnjëshme për të konkluduar në lidhje me aksionin opozitar.

13:54
Basha del me vendime të reja: Nuk do e përsëris më gabimin e 3 viteve më parë. Nisin protestat me efekt të menjëhershëm

Kreu i PD Lulzim Basha ka përfunduar takimin me aleatët, ku për mediat njoftoi dhe vendimet e marra.

13:25
“S’e bëri tërmeti e bëri pushteti”/ Shembja e Teatrit Kombëtar, protestuesit me parulla

Teksa situata mbetet e tensionuar në kryeqytet, protestuesit kanë realizuar disa parulla në shenjë të revoltës së tyre dhe kundërshtisë së shembjes së Teatrit Kombëtar.