Fier/ Goditën me sende të forta një shtetas, ndalohet një prej autorëve, shpallen në kërkim dy të tjerë

22/08/2020 10:13
Ilustrim

FIER- Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy të tjerë kanë goditur me sende të forta një 38-vjeçar.

I arrestuari është M. K., 38 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në bashkëpunim me shtetasit E. Xh., 27 vjeç dhe A. Xh., 24 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. A., 38 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Goditën me sende të forta një shtetas, ndalohet një prej autorëve, shpallen në kërkim dy të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

M. K., 38 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në bashkëpunim me shtetasit E. Xh., 27 vjeç dhe A. Xh., 24 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. A., 38 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për kapjen e shtetasve E. Xh dhe A. Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel