Gjaku anti-covid, 15 dhurues/ Vullnetarët aplikojnë më parë. ISHP do bëjë verifikimet

22/08/2020 15:30

Pas thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për Fushatën bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty” që të dhurohet gjak për personat që vuajnë nga covid19 dhe po marrin trajtim spital me terapinë e plazmës, Top Channel mëson se kanë shfaqur dëshirën vullnetarisht 15 të shëruar nga koronavirusi.

Të gjithë individët nga 18-65 vjeç që kanë kaluar infeksionin sars cov-2 dhe që prej 28 ditësh nuk kanë shfaqur simptoma e gratë nuk kanë kaluar asnjëherë shtatzani mund të dhurojnë gjak duke aplikuar në faqen zyrtare të ministrisë së shëndetësisë duke plotësuar të dhënat personale fillimisht e më pas pyetjet për covid19. Më tej është IShP që bën verifikimin e të dhënave nëse personat janë negativizuar…

Edhe pse procedura e aplikimit nuk ka nisur ende, përzgjedhja e pacientëve që do të marrin trajtimin me plazëm të parët do të bëhet për ata që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Top Channel