Ashtu siç është bërë rutinë, Policia Rrugore çdo fundjavë monitoron rrugët që janë kthyer në burim aksidentesh.

Gjatë kontrolleve me radar në aksin rrugor Sauk-Teg janë evidentuar shoferë që ecnin me shpejtësi gati ekstrem, që varionin nga 160 km/h deri në 190 km/h.

Sipas policisë, për 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.

NJOFTIMI I POLICISË

Si çdo fundjavë?♂️? Policia Rrugore e Tiranës, ushtron kontrolle me Radar në segmentet dhe akset e cilësuara njolla të zeza, përsa i përket ngjarjeve rrugore të ndodhura më parë.

Për orës 20.30 vijon kontrolli me radar për të parandaluar drejtuesit e mjeteve që e përdorin rrugën?️ për të✈️ fluturuar dhe jo për të qarkulluar brenda limiteve që lejon sinjalistika rrugore

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shpejtësi gati eksterm, që varionin nga 160 km/h deri në 190 km/h, ?✈!!!. ?????????? edhe pse rruga kishte fluks të plotë.

Të pa pranueshme arsyet e drejtuesve të automjeteve të kapur nga Radari, për arsyet e✈️?️ fluturimit në rrugë, por cilado të ishte arsyeja, të tilla shpejtësi vrasin? jetën në rrugë?️.

Për 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.

Njëkohësisht janë evidentuar dhe dërguar në OASH, 6 drejtues mjetesh për gara shpejtësise dhe manovra të rrezikshme në rrugë, te evidentuar në unazën e madhe nga patrullat në lëvizje të Policisë Rrugore.

Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe Radari ??✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq do arrini aksidentit??

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

#zbatorregullatudhetoisigurt

Top Channel