Sot para mesditës, pas një operacioni të gjerë të kërkimit, është gjetur shëndosh e mirë, Tian Krasniqi, dy vjeç, nga Tërpeza, i cili dje në orët e vona të pasdites ishte larguar nga shtëpia. Tiani është gjetur jo larg shtëpisë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai raportohet se është gjetur në fshat nga qytetari Astrit Kryeziu. Në rrjetet sociale madje është publikuar një fotografi ku ai shihet me Tianin e vogël në krahë.

“Sot para mesditës, pas një operacioni të gjerë të kërkimit, është gjetur shëndosh e mirë, Tian Krasniqi, dy vjeç, nga Tërpeza, i cili dje në orët e vona të pasdites ishte larguar nga shtëpia. Tiani është gjetur jo larg shtëpisë, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjendja e mirë e shëndetësore është konfirmuar pas kontrollit mjekësor të kryer në urgjencën e QKMF-së në Malishevë”, thueht në komunikatën e komunës.

Pas gjetjes së fëmijës, në emër të Komunës së Malishevës, nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, i ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në kërkim dhe e kanë gjetur Tianin.

“Në emër të Komunës së Malishevës, i falënderoj të gjitha njësitë e kërkim shpëtimit, vullnetarët e shumtë dhe banorët e Tërpezës, për angazhimin e pashoq të treguar në gjetjen fëmijës”, ka thënë nënkryetari Berisha, duke i falënderuar të gjithë për gjetjen e dy vjeçarit.

Po ashtu edhe familja Krasniqi edhe fshati Tërpezë, përmes deklarimeve të ndryshme, i kanë falënderuar të gjithë për angazhimin e tyre në gjetjen e djalit.

Top Channel