E hënë, 18 Maj 2020
21:22
Jo sport deri në 14 qershor/ Itali, dekreti i kryeministrit: Nisja e Seria A mund të …

Rifillimi i kampionatit italian mund të shtyhet për në 20 qershor. Kjo për shkak të dekretit të firmosur nga kryeministri Giuseppe Conte në 17 maj që ndalon çdo kompeticion sportiv deri në datën 14 qershor.

21:13
Studimi: Koronavirusi nuk ka ardhur nga kafshët e tregut të Vuhan

Një studim i ri i publiuar këtë muaj ka arritur në konkluzionin se koronavirusi nuk ka dalë nga një laborator, por është sjellë nga njerëzit në tregun e kafshëve në Vuhan.

21:08
E rëndë në Vlorë/ Gjendet në një banesë të braktisur trupi i një të riu, ku dyshon policia

VLORË-  Rreth orës 17:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një banesë të braktisur është gjetur një kufomë e seksit mashkull, gjysmë i dekompozuar.

21:04
Fotot/ Sanatoriumi kthehet në normalitet, Manastirliu mesazh falënderues stafit mjekësor

Spitali ‘Shefqet Ndroqi’  që prej disa javësh shërben si spital i dytë ku mjekohen të prekurit me Covid-19, tashmë po i kthehet normalitetit, pasi në vend është ulur numri i personave që kërkojnë mjekim në spital.

20:54
Gjyqet e mbyllura/ Avokatët sërish peticion për hapjen e drejtësisë

Kjo sallë ku qytetarët dhe avokatët presin drejtësinë vazhdon të qëndrojë e boshatisur nga masat e ndërmarra kundër covid 19.

20:47
Skandali në Fiks Fare/ Aksidenti me pasojë vdekjen, prokuroria dhe ekspertët shpallin “fajtor” viktimën!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës manovrat e disa ekspertëve dhe Prokurorisë së Sarandës për të falsifikuar vendin e ngjarjes së një aksidenti, ku pas përpjekjeve disa mujore “fajin” për ngjarjen e mori viktima.

20:42
Palestrat qëndrojnë mbyllur/ Nuk ka ende asnjë datë për mjediset e mbyllura

Qyteti po i ngjan përditë e më shumë atij të para 9 marsit. Por ka biznese, si palestrat, që janë mbyllur e nuk dihet kur hapen.

20:38
Protestojnë artistët e Shkodrës/ Kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar

Në heshtje dhe me pankarta në duar, trupa e aktoreve dhe punonjësit e teatrit “Migjeni” në Shkodër protestuan kundër shembjes se Teatrit Kombëtar.

20:38
Robotë humanoidë në hotelin për pacientët me koronavirusin

Qyteti i Tokios ka filluar të vendosë robotë humanoidë në hotelet që po merr për të strehuar personat e infektuar nga koronavirusi.

20:35
Amerikani që thoshte se ‘koronavirusi është mashtrim’, ndërron mendje pas shtrimit në spital

Një burrë që pretendonte se koronavirusi është një gënjeshtër, duket se ka ndryshuar mendje pasi është shtruar me urgjencë në spital prej sëmundjes.

20:33
Tragjike/ I dhanë fund lidhjes, i dashuri i merr jetën 17-vjeçares suedeze

Një 17-vjeçareje nga Suedia, i është prerë koka nga i dashuri i saj iraken, në momentin që ato i dhanë fund lidhjes së tyre, shkruan Daily Mial.

20:19
“Na paguani me buzëqeshjen tuaj”/ Nisma e veçantë e ndërmarrë nga binjaket bukuroshe për të sëmurët me Kancer dhe Alopeci

Dy binjaket bukuroshe, Sara dhe Bora Mehmeti, kanë ndërmarrë një fushatë shumë të rëndësishme, në sallonin e tyre të bukurisë.

20:15
Turqia do të futet në izolim të plotë gjatë Bajramit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se vendi do të futet në izolim të plotë për katër ditë, duke filluar që nga data 23 maj.

20:13
Mediat ruse publikojnë rrogat e ushtarakëve në Siri

Rrogat e ushtarëve dhe mercenarëve rusë në Siri arrijnë deri në 200,000 rubla ($2746) në muaj, raportoi sot agjencia vendase ‘Argumenty i Fakty’, bazuar në burime të komandës ruse atje.

20:13
​Kurti: Grenell kërkon marrëveshje me Serbinë deri në shtator

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në video-konferencën e tij me studentët e Universitetit të Harvardit, ka folur rreth rolit të shtetit amerikan në zgjidhjen e problemit me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale.

20:12
Korona ringjall aksin franko-gjerman? Merkel dhe Macron, plan të përbashkët rimëkëmbjeje!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet të dalin me një plan të përbashkët të vendeve të tyre, për rimëkëmbjen e BE-së nga kriza e pandemisë së koronavirusit.

20:10
FOTO/ Britanikët “thyejnë” karantinën, “lulëzojnë” parqet e plazhet

Britanikët kanë “thyer” karantinën dhe janë parë duke vizituar zonat më të frekuentuara të qyteteve këtë të hënë.

20:09
Fotot që po “çmendin” rrjetin, duhet t’i shikoni dy herë për t’i kuptuar (FOTO)

Brenda një viti shkrepen fotografi të shumta dhe të ndryshme. Mes tyre ka fotografi perfekte, imazhe që njerëzit nuk do dëshironin që t’i publikonin për t’i shikuar të tjerët.

20:02
Martesë në kohë pandemie, çifti nga Tirana rrëfen të gjithë momentin e pazakontë

Dionisin dhe Sebjanën, nuk e ndali pandemia e koronavirusit, për të realizuar ëndrrën e tyre të madhe, për t’u bërë burrë e grua.

19:57
Kompania amerikane thotë se testimet njerëzore tregojnë se vaksina eksperimentale neutralizon koronavirusin

Vaksina eksperimentale e kompanisë Moderna kundër COVID-19, ka prodhuar anti-trupa që mund të neutralizojnë koronavirusin te pacientët, pas testimeve të para klinike.

19:47
Fotot/ Në protestën e artistëve edhe reperi Stresi

Në protestën e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit është parë edhe këngëtari Arkimend Lushaj, i njohur edhe si Stresi.

19:42
Një ditë pas shembjes/ Çfarë ka mbetur nga teatri, pamjet

Një grumbull rrënojash është gjithë çfarë ka mbetur nga godina kryesore e kompleksit 70-vjeçar të Teatrit Kombëtar, pas shembjes.

19:34
Emri/ Hodhi kapsollë në protestën e artistëve, ndalohet banori i Unazës së Re

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.

19:29
Mbyllet protesta te Teatri, Basha: Mbështesim aktorët dhe gjithë shqiptarët

Në tubimin e mbajtur ditën e sotme nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, si shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, iu bashkua kreu i PD-së, Lulzim Basha.

19:21
Fotot/ Shashkat në protestë, si u lëndua gazetarja

Në protestën e thirru nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pati edhe disa momente tensioni.

19:15
Mbi 2 orë tubim/ Mbyllet protesta e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit e mbështetur edhe nga opozita

TIRANË- Është mbyllur protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

19:12
Meksika kap kreun e kartelit të drogës të akuzuar për 900 vrasje

Ish-kreu i një kartele meksikane drogash i mbiquajtur ‘Hundëmadhi’ është arrestuar në fundjavë si i dyshuar për të paktën 900 vrasje, përfshi dhe punonjës të konsullatës amerikane atje.

19:07
“Lamtumirë” Rina e dikurshme! Reperja me “look”, “label” dhe stil të ri muzike (FOTO)

Rina Balaj duket se e ka braktisur një herë e përgjithmonë versionin e saj të mëparshëm të vetes, ku bënte rap e ishte e varur nga një studio muziore me të cilën kishte lidhur kontratë.

19:03
Vitrina e Librit/ Procesi: 3K/ 1988 – Arbër Ahmetaj

Jemi në Tiranën e fundviteve ’80. Një student burgoset.

18:51
Tensionohet sërish protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, disa persona qëllojnë mbi njëri-tjetrin

Është tensionuar sërish situata tek protesta e artistëve. Në momentin që po fliste Edmond Budina sërish janë shënuar tensione dhe shtyrje mes disa protestuesve.

18:51
I shkroi letër kryeministrit Rama për të festuar “Festën e Abetares”/ Dëshira e 6-vjeçarit u bë realitet

“I dashur xhaxhi kryeministër, Edi Rama. Unë që po të shkruaj këtë letër jam Ilves Selmani. Unë jam në klasën e parë, në shkollën “17 Shkurti”- Qesarak, Tiranë. Prej një muaji unë jam në karantinë dhe i kam zbatuar të gjitha këshillat që keni dhënë ju dhe doktorët. Edhe detyrat që m’i ka dhënë mësuesja nga telefoni i mamit i kam bërë përditë. Por unë dua të di nga ty xhaxhi Edi, kur do të mbarojë kjo situatë? Mezi pres të festoj “Festën e Abetares” , pasi festat e nëntorit nuk i festova për shkak të tërmetit. Të përqafoj nga larg”.

18:42
Transformimi i dhëmbëve të gruas merr miliona shikime, por jo gjithçka ishte siç dukej

Jaqueline Alarcão kishte postuar në rrjetet sociale një seri imazhesh që tregonin ndryshimin në buzëqeshjen e saj, në të cilat komentonte: “Para dhe pasi u martova me një kirurg dentar”, por jo gjithçka ishte kaq e thjeshtë.

18:35
Top Talk: Regjisori Altin Basha zbulon detajet e Teatrit të ri. I vjetri i papërshtatshëm

Në fokus të ditëve të fundit ka qenë çështja e Teatrit Kombëtar dhe është kthyer në kauzën e radhës për opozitën që kërkon të rrëzojë qeverinë e Edi Ramës, të cilin e konsiderojnë si ideatorin dhe regjisorin e të gjithë akteve të paligjshme, që opozita thotë se ndodhin në këtë vend.

18:29
Covid-19/ Bie ndjeshëm numri i viktimave në Itali, shërohen mbi 2 mijë persona në 24 orët e fundit

Numri i viktimave nga Covid-19 në Itali vijon të ulet. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 99 viktima nga koronavirusi. Kështu numri total i viktimave ka shkuar në 32,007.

18:17
Kryemadhi në protestën e artistëve: Vandalët e shembën, por do ta ringrejmë sërish

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  i është bashkuar protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

18:08
“Rezultate Pozitive”/ Më në fund SHBA jep lajmin e mirë: Vaksina krijoi antitrupa …

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Moderna dha lajmin që shumë duan ta dëgjojnë në këtë kohë pandemie: rezultatett e vaksinës së saj eksperimentale për COVID-19, të testuar tek njerëzit, janë pozitive!

18:08
Shpikja gjeniale e mësueses, krijon një barrierë mbrojtëse për  përqafim nxënësve të saj (FOTO)

Nëse po kërkoni një mënyrë si të përqafoni njerëzit që doni, kjo mësuese ka pasur një ide gjeniale për të takuar nxënësit e saj pas shumë javëve larg për shkak të distancimit nga karantina.

18:02
Fotot/ Tensione në protestën e artistëve! Dëgjohen dy shpërthime, një person nxirret jashtë turmës

Momente tensioni janë krijuar në protestën e artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

17:59
Osmani: Edhe zogjtë e dinë që me Kurtin kam qëndrime të përbashkëta

Vjosa Osmani jo rrallë herë ka treguar se nuk pajtohet me presidentin Hashim Thaçin. Për këtë ajo po thotë se mund të bashkëpunojë kurdoherë me presidentin, por që sipas saj politikisht dihet botërisht sa shumë nuk pajtohet me të.

17:55
“Pati përqafime”/ Maturanti i Sami Frashrit rrëfen se si e përjetoi rifillimin e shkollës

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte maturanti i Gjimnazit “Sami Frashëri”, në kryeqytet, Arkid Kaleci.

17:45
Meta: Rinia e Shqipërisë, pasuria jonë më e madhe! Mos u …

Presidenti i Republikës Ilir Meta teksa ka postuar një foto të disa të rinjve në protestë, shkruan se janë pasuria më e madhe dhe bën thirrje për të mos u provokuar nga talebanët.

17:39
Fotot/ Me dy gishtat lartë, Berisha i bashkohet protestës së artistëve

Edhe ish-kryeministri i vendit ditën Sali Berisha ditën e sotme ka dalë, duke iu bashkuar protestës së artistëve të thirrur pas shembjes së teatrit.

17:35
Pas vrasjes, i çmenduri i zhveshur tenton të kafshojë policët në New York

Një burrë është akuzuar me vrasje pasi u gjet në gjendje “të zhveshur e të çmendur” nga punonjësit e emergjencës, në banesën ku i dashuri i tij ishte vrarë me thikë.

17:23
Basha del nga selia dhe drejtohet drejt protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka dalë nga selia e partisë që ai drejton dhe i është bashkuar protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që  është thirrur për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar.

17:19
Motoçiklistja ruse feston me foto nga spitali rekuperimin nga aksidenti me 190 km/orë

Angelina – e njohur ndryshe si “shpejtësia e Soçit” – pësoi vetëm gërvishtje e plagë të vogla kur motoçikleta e saj doli jashtë kontrolli me shpejtësi rreth 200 km në orë

17:16
17 fotot që kanë bërë lëmsh botën, po ju çfarë shihni? (FOTOT)

Shpesh fotot na bëjnë konfuzë dhe duhet t’i shohim disa herë për t’i kuptuar.

17:13
Rama inspekton punimet në Teatrin e Operas dhe Baletit: Pas 70 vjetësh talentet do të ndjehen si në Milano, Londër, New York apo Tokio

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka inspektuar punimet në Teatrin e Operas dhe Baletit.

17:09
Meta: Mbështes hetimin ndërkombëtar për shembjen e Teatrit

Në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar vjen një tjetër reagim nga ana e Presidentit të vendit, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se mbështet një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe është gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe çdo institucion tjetër kulturor.

17:03
Basha video-konferencë me Kryeministrin grek, ja çfarë u diskutua

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pati një telekonferencë me kreun e opozitës dhe liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në kontekstin e kontakteve të tij me partitë që i përkasin familjes se madhe te PPE.

17:02
Salianji në Top Talk: PD nuk do braktisë reformën zgjedhore, protestat mbështetje për AMT-në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Top Talk’ me gazetarin Denis Dyrnjaja ku ka folur rreth Reformës Zgjedhore. Ai është shprehur se PD nuk do ta braktisë Reformën Zgjedhore.

16:54
Covid-19/ Britania regjistron 134 viktima në 24 orë

Britania e Madhe sot njoftoi 134 më shumë vdekje nga koronavirusi, duke çuar totalin në rreth 35.000.

16:47
Meta takon Ambasadorët e 4 vendeve të grupit të Vishegradit: Acarimi i klimës politike nuk i shërbejnë avancimit evropian…

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Ambasadorët e 4 vendeve të grupit të Vishegradit, të akredituar në Tiranë.

16:41
Këmbana e alarmit: Arbëreshët po asimilohen thuajse krejtësisht!

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, u fol mbi arbëreshët. Arbëreshët (albanesi d’Italia ose italo-albanesi në italisht), domethënë shqiptarët e Italisë, të quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare, në jug të Italisë.

16:40
20 vite nga “Oops I Did it Again”, Britney Spears ka një mesazh për fansat…

Si sot 20 vite më parë këngëtarja e famshme Britney Spears lançoi albumin “Oops I Did it Again”, projekti muzikor i të cilit mban të njejtin emrër dhe u shndërrua në një hit që ende pëlqehet.

16:40
Protesta/ Reagon Ambasada e SHBA-ve: Qytetarët amerikanë…

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për sa i përket protestës së sotme.

16:36
Vritet ekzekutori i grupit të El Chapos, disa javë pas lirimit nga burgu në SHBA

I njohuri si ekzekutori i El Chapo-s dhe adminsitator i drogave “Chino Athrax”, është ekzekutuar me armë disa javë pas lirimit nga burgu në SHBA.

16:33
Këta njerëz janë heronj, shihni transformimin e pabesueshëm (FOTO)

Asgjë nuk është e pamundur në këtë botë. Mjafton të keni dëshirë dhe vullnet dhe gjithçka që kërkoni mund ta arrini me pak përpjekje.

16:27
Fotot/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvillon intervistat me kandidatët për Prokurorinë e Posaçme

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme intervistat me katër kandidatët Dorina Bejko, Dritan Prençi, Sotir Kllapi dhe Vladimir Mara, kandidatë për prokuror në Prokurorinë e Posaçme.

16:25
E pabesueshme! Ja sa ka ndryshuar aktori i “Harry Potter” (FOTO)

Ai mori famë të jashtëzakonshme në serinë e filmave të Harry Potter në rolin e Draco Malfoi në vitin 2001.

16:25
Ekipet nisin stërvitjen/ Lojtarët dalin në fushë pas dy muajve pushim

Kjo e hënë është dita kur skuadrat e Kategorisë Superiore lejohen të rifillojnë stërvitjet e tyre në grup pas një pauze 2 mujore të shkaktuar nga pandemia coronavirus.

16:18
Dridhet Suedia, tërmeti i fuqishëm godet minierën më të madhe nëntokësore të hekurit

Suedia ka regjistruar një nga tërmetet e saj më të mëdhenj ndonjëherë, pasi një dridhje me fuqi 4,1 ballë goditi sot minierën më të madhe nëntokësore të hekurit.

16:17
Presidenti i PPE-së dënon shembjen e Teatrit, Tusk: Intimidimi dhe përdorimi i dhunës është i papranueshëm

Presidenti i Partisë Popullore Donald Tusk bëri një reagim kundër aktit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ish kreu i Këshillit Europian, që drejtoi Europën për katër vitet e kaluara e cilësoi të papranueshme dhunën.

16:11
Si në ditë normaliteti/ Nga bar-kafetë tek gjimnazet, si u duk Tirana sot (Foto)

Ditën e sotme në vendin tonë janë hapur baret dhe restorantet, pas dy muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë, covid-19.

16:07
“Kojota” në Top Channel/ Seriali më i ri nga e hëna në të shtunë, nga ora 10:00 deri në 12:00

E xhiruar në Meksikë, telenovela me e re që vjen në ekranin e TCH nga e hëna në të shtunë në fashën orare 10:00-12:00, “Senora Acero: La Coyote – Kojota” sjell historinë e një gruaje e cila ndihmon emigrantet te kalojnë kufirin e Meksikës për te shkuar ne SHBA.

15:55
Të lëvizësh në rrugë pa maskë në këtë vend, rrezikon 3 vite burg

Deri në 3 vjet burg dhe gjoba që mund të shkojnë deri në 55 mijë dollarë. Ky është rreziku me të cilin përballet që nga e diela, kushdo që nuk do të vendosë maskë në vende publike, në Katar.

15:48
Durrës, protestë për pallatet/ Të pakënaqur me procesin e shembjes

Pas kalimit të fazës kritike të pandemisë, banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës po përballen me vendimet e marra nga Instituti i Ndërtimit dhe Këshilli Bashkiak për fatin e banesave të tyre.

15:44
Prishtinë, rikthehen autobusët/ Lejohen vetëm 20 udhëtarë dhe të gjithë me maska

Pas 48 ditë qëndrimi në shtëpi Refik Beqiri këtë të hënë i është rikthyer punës.

15:42
Hapen baret e restorantet/ Dita e parë, të gjithë në kafen e ritakimit me miqtë

Baret janë vendi me social ku te gjithë takohen për te qëndruar sëbashku aq më shumë në Shqipëri ku njihet preferenca e te gjithëve për te kaluar disa orë te ditës ne lokal me miq, koleg e te afërm.

15:38
“Shenja në kokë e këmbë”/ Nëna bën apel për ndihmë për të bijën një muajshe

Meliahete Shala, një e re nga Gjakova e Kosovës, shpreh shqetësimin për vajzën e saj një muajshe, në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

15:36
Vetëm 2 raste me Covid-19/ Shifra më e ulët ditore që prej fillimit të pandemisë

Sot është shënuar dita me numrin më te ulët te te infektuarëve, vetëm dy raste në Durrës.

15:28
Bllokohet Reforma Zgjedhore/ PD dhe LSI bojkotojnë mbledhjen, protestojnë për teatrin

Tryeza politike e Reformës Zgjedhore dështoi si pasojë e mungesës se përfaqësuesve te opozitës jashtëparlamentare.

15:27
Mjellmat e mbretëreshës/ Covid-19 anulon traditën shekullore

Censusi i përvitshëm i mjellmave në lumin Tamiz, në Anglinë juglindore, një traditë mbretërore që daton që nga shekulli i 12, është anuluar për shkak të koronavirusit.

15:17
Ende i bllokuar aksi Elbasan-Tiranë/ Nuk lejohet as kalimi me autorizim në rrugën nacionale

Bllokimi i aksit rrugor Elbasan-Tiranë ka shkaktuar radhë kilometrike të mjeteve të cilët tentojnë të shkojnë në drejtim të kryeqytetit.

15:15
Mediat gjermane: Rreziku i koronavirusit u nënvlerësua

Nëse Gjermania do të kishte reaguar që në fillim të pandemisë së koronavirusit, situata do të kish qenë shumë më e mirë në vend.

15:11
​Haradinaj-Kurtit: Opozitë e dështuar është ajo që mbetët gjatë në opozitë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e Kurtit, i cili ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, kishte një opozitë të dështuar.

15:09
Rrëfimi i 15-vjeçarit që u dhunua nga policia: Më goditën me grushte e shqelma, më pas më vendosën duart në fyt

Videoja e një 15-vjeçari, që dhunohej nga ekfektivët e policisë, në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë, tronditi mbarë opinionin publik.

14:52
Covid-19/ Bazilika e Shën Pjetrit hap dyert për vizitorët

Bazilika e Shën Pjetrit ka hapur dyert e saj për vizitorët të hënën duke shënuar një hap drejt kthimit në normalitet në Vatikan, dhe përtej tij, në të gjithë Italinë, ku pjesa më e madhe e aktiviteteve të biznesit kanë rifilluar punë.

14:47
“Doreza e përqafimit”/ “Shije” normaliteti në kohë pandemie

Një grua në Kanada ka gjetur një mënyrë gjeniale për të përqafuar në siguri të plotë, nënën e saj edhe gjatë pandemisë së koronavirusit: dorezën e përqafimit, që nuk është gjë tjetër vecse një mbulesë plastike, me katër mëngë të qepura në të, varur në një tel rrobash.

14:41
Covid-19/ Stafi i spitalit belg i kthen shpinën kryeministres

Qindra pjesëtarë të stafit mjekësor, në spitalin Shën Pierr, në bruksel, i kanë kthyer shpinën kryeministres belge, Sophie Wilmes, gjatë vizitës së saj atje.

14:39
Kukulla si tifozë/ Klubi i FC Seul mes polemikave

Klubi i Futbollit të Seulit është përfshirë në polemika këtë fundjavë pasi vendosi në shkallët e stadiumit kukulla plastike që rezultuan të ishin kukulla seksi.

14:34
Telashe për Hudson-Odoi/ Policia arreston lojtarin e Chelsea

Callum Hudson Odoi është në telashe. Talenti i Chelsea u arrestua në mesnatën e së shtunës pas një takimi me një modele, por ngjarja është e rrethuar nga misteri.

14:32
Zbuten kufizimet! Fundjavë në diell për evropianët

Evropianët shijuan një fundjavë në diell, ndërsa kufizimet mbi koronavirusin, u zbutën.

14:23
“Fëmijët nuk na e ngjisin Covid-19″/ Studimi i ri që po shqyrtohet nga qeveria britanike

Fëmijët nuk janë bartës dhe transmetues kryesorë të koronavirusit në shkolla, sipas një studimi që qeveria britanike po e po analizon.

14:20
Kosovë, faza e dytë… lehtësohen masat e izolimit

Nga e hëna në Kosovë ka hyrë në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave të izolimit, të cilat ishin vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

14:12
Mbyllet spitali COVID2, Manastirliu: Rihapet sistemi shëndetësor edhe për ndërhyrjet e planifikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqni’ ka deklaruar se prej ditës së sotme ky spital do t’i rikthehet normalitetit, duke mbyllur shërbimin për trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID19.

14:08
Emrat/ Kush janë 4 të piketuarit e radhës që OFL u nisi formularin

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

14:05
Nisja e shkollave/ 16 nxënës dhe 1 mësues rezultuan me temperaturë në Tiranë

Rreth 500 institucione arsimore parauniversitare hapën dyert këtë të hënë vetëm për maturantët. Pas 70 ditësh në karantinë, klasat e 12 u rikthyen në shkollë për të përsëritur njohuritë e marra para datës 9 mars.

14:00
Aksident në Gramsh! Automjeti bie rreth 40 metra thellësi në liqenin e Banjës, 1 viktimë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Shushicë të Gramshit.

13:55
Pandemia në Brazil/ Sistemi shëndetësor pranë kolapsit

Qyteti kryesor i Brazilit, Sao Paolo, thotë se sistemi i tij shëndetësor mund të pësojë kolaps ndërkohë që rritet kërkesa për shtretër në repartet e reanimacionit për të trajtuar rastet me koronavirus.

13:53
Seria A/ Protokolli: Liga formulon ndryshimet në të

Në Italinë e futbollit vijojnë debatet në lidhje me protokollin sanitar për rifillimin e kampionateve, i cili në orët e fundit ka pësuar disa ndryshime.

13:42
Lehtësohen masat në Evropë! Bien rastet e reja në vendet më të prekura

Italia dhe Spanja janë mes një numri vendesh evropiane që do të zbusin akoma më tej kufizimet duke filluar nga sot.

13:32
Rrethrrotullimi i Bradasheshit “pushtohet” nga automjetet/ Varg makinash në dalje të Elbasanit

Këto pamje që po shihni vijnë nga rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan.

13:28
Veliaj: S’ka taksë për hapësirën publike edhe për maj- qershor, anulohet dhe taksa e hoteleve deri më 15 shtator

Kryebashkiaku Erion Veliajb tha se bizneset nuk do të paguajnë taksë për hapësirën publike as për maj- qershor.

13:17
Trafikoi heroinë në Itali/ Arrestohet në “Don Bosko” 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pranga në Tiranë.

13:07
FOTO/ Luçiano Boçi për bllokimin e Elbasanit: Vdekja që Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete

“Për të parë tmerrin që ka pushtuar regjimin e Ramës nga reagimi qytetar, nuk mjaftojnë vetëm pamjet e vrerosura të kalorësit të çmendur të apokalipsit historik e kulturor. Ai lexohet mirë me dhunën dhe arrogancën e policisë së partisë.
Grahmat e fundit kanë hyrë në fazën e numërimit mbrapsht”, shkroi në Facebook Luçiano Boçi.

12:59
“Pse u shemb natën Teatri?”/ Veliaj: Nuk mund të mbetemi peng i një grushti politik

Ndërsa ka prezantuar detajet se si do ndërtohet teatri i i kombëtar, pas shembjes së tij një ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj shpjegoi dhe vendimin për ta shembur atë natën.

12:49
“Një nga vendimet më të vështira”/ Veliaj: Nuk është e thjesht të lexosh që në mëngjes kërcënime për djalin

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në një komunikim live shpjegoi se pse duhet një teatër të ri dhe pse u shemb i vjetri në vend të rikonstrukturimit.

12:47
Teatri/ Flet Veliaj: Pse u shemb dhe si do bëhet i riu

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në një komunikim live shpjegoi se pse duhet një teatër i ri dhe pse u shemb i vjetri në vend të rikonstrukturimit.

12:47
Jetimi kërkon ndihmë! Një 9-vjeçar jeton me gjyshërit

Klejdi Prençe, 9-vjeçari nga fshati Topojë i Fierit, prej 7 vitesh jeton me gjyshërit, pas aksidentit tragjik që pësoi i ati.

12:37
Banorët kundër shembjes! Në Laç pretendojnë se shtëpitë nuk u janë dëmtuar nga tërmeti

10 banesa në lagjen numër 3 në qytetin e Laçit do të shemben për t’u ndërtuar më pas banesat ku do të strehohen të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.