Arka e Noes 2/ Lekë Tasi sjell historinë e përndjekjes në komunizëm

23/08/2020 12:43

Artisti Lekë Tasi rrëfeu jetën e tij përpara njerëzve që gjithë jetën kanë dashur të ikin, por nuk kanë mundur.

Performanca teatrore “Arka Noe 2”, solli periudhën më të errët të artistit 92-vjeçar, nga arrestimet e deri te përndjekja e familjes se tij nga regjimi.

Ai apelon që mos të harrohet e shkuara, pasi brezit të ri duhet t’i tregohet se çfarë ka ndodhur në Shqipëri. Regjisori Stefan Çapaliku që solli këtë performancë me tekst të vetë Lekë Tasit dhe në bashkëpunim me Ledian Gjeçin, shpreh keqardhjen se si ndër vite, dëshira mbetet për t’u larguar.

Kjo shfaqje teatrore në kohë pandemie erdhi me mbështetjen e Komisionit Evropian në bashkëpunim me Qendrën Rinore “Arka”, teatrin  e Bolonjës dhe të Berlinit.

 

Top Channel