SHBA, konfirmohet takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

23/08/2020 13:21

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien njoftoi se liderët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen në Washington në 4 shtator, pohoi një zëdhënës për Zërin e Amerikës.

Kishte qarkulluar lajmi se negociatat u shtynë me dy ditë për arsye planifikimi, por tani mbërrin dhe konfirmimi zyrtar. Shtetet e Bashkuara i presin me padurim këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti, tha zëdhënësi.

“Ne besojmë se përparimi në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë në përparimin e procesit të paqes,” shtoi ai.

Një ditë më parë, Vuçiç u shpreh se ka shumë gjasë që në bisedimet e 4 shtatorit të marrë pjesë dhe presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë intervistës për televizionin serb “Prva”, konstatimit të gazetarit se kur bëhet fjalë për vende të vogla, kreu i administratës amerikane, paraqitet vetëm kur është diçka tejet e rëndësishme, Vuçic u përgjigj, duke thënë: “Kjo më shqetëson”.

Njoftimin se në 2 shtator, Kosova e Serbisë do të takoheshin në Washington e bëri në 14 gusht i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell. Kësaj ftese iu përgjigjën pozitivisht pozitivisht si kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ashtu edhe kreu i shtetit serb.

Top Channel