Rritja e infektimeve/ Korea e Jugut rikthen kufizimet

23/08/2020 02:21

Koreja e Jugut ka ndaluar tubimet e mëdha, ka mbyllur baret e natës dhe kishat dhe po largon sërish fansat nga sportet profesionale në një valë të paprecedenttë kufizimesh që u shpallën të shtunën për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Ministri i shëndetësisë i njoftoi masat pasi qendra koreane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve raportoi 332 raste të reja në të tretën ditë radhazi me numër treshifror rritjesh.

Bilanci total tani në vend është 17002 të infektuar dhe 309 viktima. Ndërsa pjesa më e madhe e rasteve vijnë nga zona metropolitane e Seulit, me një popullatë të dendur, infektime janë raportuar praktikisht në çdo qytet tjetër të madh, duke shtuar shqetësimet se transmetimet po dalin jashtë kontrollit. Qeveria ka vendosur masa të ashpra distancimi social në Seul këtë javë, pasi i bëri rezistencë atyre për muaj për shkak të shqetësimeve për ekonominë.

Kishat kanë qenë një burim i madh rastesh të reja në zonën e Seulit para se autoritetet ti mbyllnin, këtë javë. Baret e natës, karaoket, restorantet bufet dhe kafenetë e lojërave elektronike janë mbyllur ndërsa spektatorët nuk mund të ndjekin përsëri ndeshjet e bejsbollit apo futbollit. Të njëjtat masa do të aplikohen në të gjithë vendin tani, nga e diela, edhe pse autoritetet thonë se do të tregohen pak fleksibël. P.sh ato do këshillojnë bizneset të mbyllet pa i detyruar ato, nëse infektimet janë të ulëta.

Top Channel