Koronavirusi/ Kyriakides: Rreziku i një përshkallëzimi të ri, i vërtetë

22/08/2020 22:43

Rreziku i një përshkallëzimi të ri të rasteve të COVID-19 është shumë i vërtetë dhe duhen ndjekur disa masa të thjeshta që të mund të frenohet virusi dhe të parandalohet rivendosja e rregullave të dhimbshme, tha eurokomisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides.

“Unë e kuptoj që shumë prej qytetarëve kanë pasur mjaft kufizime, janë lodhur duke qenë të kujdesshëm dhe të shqetësuar”, shtoi Kyriakides.

Ajo theksoi se mungesa e vigjilencës është një nga arsyet pse COVID-19 është sërish në rritje në disa pjesë të Evropës.

Top Channel