(FOTO) Shkatërrime të shumta në Turqi! 4 të vdekur dhe mbi 10 persona të zhdukur nga reshjet e dendura të shiut

23/08/2020 14:00

“Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e përmbytjeve në rajonin verior të Detit të Zi në Turqi, ndërsa 11 raportohen të zhdukur”, ka deklaruar ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Pamjet nga provinca veriore e Giresunit tregojnë përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura që vërshojnë midis ndërtesave të shumta, nga ku u gjeten edhe viktimat.

Në një pronocim për mediat turke, ministri është shprehur se operacionet e kërkim-shpëtimit po punojnë intensivisht për gjetjet e të zhdukurve.

“Një prej viktimave ishte ushtar. Rrugët për në 118 fshatra janë mbyllur. Pesë oficerë të xhandarmërisë dhe një operator ekskavatori u zhdukën pasi një digë e vogël 5 metra e lartë u rrëzua për shkak të përmbytjeve në rajon.”, është shprehur Soylu.

Deri tani sipas raportimit të ministrit janë shpëtuar 133 njerëz.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel