Përballë me godinën e Infektivit , Antonela me bashkëshortin dhe dy vajzat kanë shndërruar sheshin në shtëpi prej 3 netësh që në momentin kur e vjehrra është izoluar prej koronavirusit në shërbimin infektiv për të marrë trajtim spitalor .

“3 netë qëndrojmë këtu, ç’të bëjmë . U shtrua e sollën vajzat e saj njëherë në Kamëz, pastaj direkt në Infektiv. Kishte temperature, kollë, ethe… 61 vjeç është”.

Pavarësisht qëndrimit gjatë gjithë kohës jashtë perimetrit të sigurisë së zonës karantinë në spital, Antonela nuk ka mundur të marrë informacion për gjendjen shëndetësore të 61-vjeçares, ndërsa me të nuk ka mënyrë komunikimi.

“Ne i çuam rroba, nuk na i marrin. Të tjerëve po, pse ky diskriminim se jemi dorë e zezë? A jemi rob apo jo?”

Top Channel