Diaspora/ Flautisja e parë shqiptare që sfidoi mentalitetin në 1966. 30 vite sfida dhe suksese në Korfuz

22/08/2020 20:00

Ne vitin 1966 Tatjana Stefi konkurroi për instrumentin flaut në Liceun Artistik ”Jordan Misja”.

Për atë kohe ekzistonte një mentalitet që në instrumente frymorë regjistroheshin vetëm djem dhe ideja e konkurrimit u quajt e guximshme që sfidonte mentalitetin e kohës.

Pas përfundimit të Institutit të Lartë të Arteve në vitin 1974 u emërua në orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë ku punoi për 18 vjet duke tejkaluar me sukses vështirësitë teknike e interpretuese të veprave madhore si opera e balete shqiptare dhe të huaja.

Ka qenë e përfshire në formacione instrumentale në Festivalin e 11 të këngës në Radio-Televizion dhe aktivitete të tjera të kohës.

Prej vitit 1991 jeton e punon në Korfuz si pedagoge e instrumentiste duke përgatitur dhe shumë flautistë të rinj të cilët debutojnë në orkestra prestigjioze si të Selanikut, Athinës, Korfuzit etj.

Autore e Diaspora : Ledja Liku

Top Channel