Komiteti Olimpik Shqiptar akord bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Diasporës

07/07/2021 17:38

Komiteti olimpik shqiptar nënshkroi paditen e kësaj të mërkure një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Diasporës për promovimin dhe zhvillimin e evenimenteve sportive në diasporë, me synim ruajtjen e traditave sportive kombëtare kulturore, si dhe promovimin e shtrirjes së tyre.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli dhe shefja ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Sonila Hysi.

Në fjalën e tij, kreu i organizmit më të lartë sportiv në vend theksoi se nëpërmjet këtij akordi synohet që të tërhiqen të gjithë sportistët që jetojnë në diasporë që të garojnë me flamurin kombëtar. Ylli shtoi se përveç kësaj do të nxitet zhvillimi i evenimenteve të përbashkëta që promovojnë sportin dhe vlerat Olimpike.

Ndërsa shefja ekzekutive e AKD, Sonila Hysi vuri theksin te rëndësia që ka krijimi i urave lidhëse mes sportistëve shqiptarë në diasporë.

Top Channel