“Fillimet sfiduese, mezi thoja mirëmëngjes në gjermanisht. Diaspora të japë kontribut për vendlindjen”

26/09/2020 20:00

Lulzim Veliu u largua pa dokumenta nga Kosova në fillim të viteve “90. Në vitin 1993 nderpreu studimet në Universitetin e Prishtinës dhe emigroi në Gjermani, si azilkërkues.

Iu deshën disa vite deri sa të fitonte statusin dhe të kishte të drejtën e lëvizjes dhe punës. Shume sfiduese për Lulezimin ka qenë largimi nga vendlindja dhe integrimi në shoqërinë e re.

Lulzim Veliu ka qenë pjesë aktive e një subjekti duke ndihmuar drejtpërdrejt në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizata joqeveritare gjermane GIZ ka nisur një program me ekspertët e diasporës dhe Lulzimi me partnerët e tij jane pjesë e këtij programi. Autore e Diaspora : Ledja Liku

Top Channel