Një dietologe tregon si të hani karbohidratet, proteinat, yndyrnat dhe fibrat për të kontrolluar sheqerin
Fëmijët janë shpërndarës të heshtur të koronavirusit të ri, sipas një studimi të kryer në fushën e pediatrisë, në funksion të rihapjes së shkollave.
“Në rast të një infeksioni asimptomatik, fëmijët mund të kenë një ngarkesë virale shumë të lartë që nga ditët e para, madje edhe më të lartë se ajo e të rriturve të shtruar në kujdesin intensiv”, vunë në dukje shkencëtarët e Spitalit të Përgjithshëm të Massachusetts, në studimin e botuar në Gazetën e Pediatrisë, të kryer mbi 192 fëmijë dhe të rinj nën 22 vjeç.
“Gjatë kësaj pandemie, ne testuam lëndë simptomatike, kështu që arritëm në përfundimin e gabuar që shumica e të infektuarve ishin të rritur. Megjithatë rezultatet tona tregojnë se fëmijët nuk janë të mbrojtur nga virusi. Ne nuk duhet t’i injorojmë ata si përhapësit e mundshëm të virusit”, tha pediatri italian Alessio Fasano, raporton ATSh.
Për të gjitha këto arsye, autorët e studimit theksojnë se, nëse shkollat rihapen pa masat e nevojshme, ka të ngjarë që fëmijët të luajnë një rol edhe më të rëndësishëm në pandemi.
Monitorimi i etheve dhe simptomave të studentëve nuk do të jetë i mjaftueshëm, ndaj studiuesit rekomandojnë marrjen e të gjitha masave për të përmirësuar infeksionin, siç janë distancimi, përdorimi i maskave, larja e duarve dhe mësimi përmes internetit përkrah atij në prani.
Top Channel