Të gjithë me koronavirus! Familja shqiptare kthehet nga Shqipëria në Itali, rezulton e infektuar por asimptomatike

23/08/2020 09:22

Pasi janë kthyer nga Shqipëria për në Itali, katër pjesëtarë të një familjeje shqiptare kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat fqinje, familja shqiptare, përkatësisht burri, gruaja dhe dy fëmijët e tyre banojnë në Vallefoglia dhe u kthyen në Itali pas pushimeve në vendin e tyre të origjinës.

Megjithatë, ata janë të gjithë asimptomatikë. Prekja nga koronavirusi u zbulua pas testeve që ata kryen në Itali, nisur nga fakti që sapo ishin kthyer nga një vend i cilësuar si i rrezikshëm.

Përveç Shqipërisë, vend me rrezik për Italinë konsiderohet edhe Kroacia, Spanja, Franca, Malta.

Top Channel