“Qeveria italiane nuk është duke marrë në konsideratë një mbyllje të dytë pavarësisht rritjes së lehtë të personave të infektuar me koronavirus”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë italiane, Roberto Speranza, në një intervistë për një gazetë italiane.

Italia e cila ishte një nga vendet më të goditura nga virusi në Evropë, me më shumë se 35 mijë viktima ka raportuar ditën e djeshme rreth 1000 persona të prekur, duke bërë që për herë të parë që nga heqja e masave në maj, numri i të infektuarve të kalojë shifrën 1 mijë.

“Nuk do të ketë një mbyllje të re”, u shpreh Speranza për gazetën “ La Stampa”. Ministri thekson se situata e tanishme nuk krahasohet me shkurtin dhe marsin, kur numri i të infektuarve ishte i lartë dhe ishte e vështirë të ndiqeshin dhe izoloheshin personat e infektuar me Covid-19.

Gjithashtu ministri ka deklaruar se Italia ka rritur numrin e shtretërve për kurimin e të infektuarve.

Top Channel