Nuk ia dolën dot! Koronavirusi u merr jetën tre vëllezërve shqiptarë

23/08/2020 14:17

Në Ferizaj, tre vëllezër janë shuar si pasojë e koronavirusit.

Ferat, Murat dhe Berat Ymeri ndërruan jetë brenda një muaji, pasi nuk mundën t’i bënin ballë Covid-19. Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati që të ndjerët i kishte familjarë.

“Tre vëllezër, kushëri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur. Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt. Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin. Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre. Pushoni të qetë kusho”, shkroi Murati.

 

Top Channel