Miliarderi amerikan James Pallotta ka vendosur të heqë dorë nga investimet në sport, sepse vetëm pak ditë më parë shiti aksionet e skuadrës italiane të Romës, te patrioti i tij Dan Friedkin për shifrën e 591 milionë eurove.

Ndërkohë sot mediat amerikane kanë raportuar se Pallotta ka shitur edhe aksionet që kishte në skuadrën e basketbollit, Boston Celtics, duke dalë tashëm përfundimisht jashtë çdo biznesi sportiv që kishte.

Te skuadra e NBA-së, Pallotta kishte vetëm 8% të aksioneve, të cilat ia shiti administratorit aktual të ekipit, Steve Pagliuca për një shifër prej 2.8 miliardë dollarësh, ndërsa i pyetur për mediat, ish pronari i Romës ka refuzuar të komentojë këtë vendim.

Top Channel