ELBASAN- Një zjarr ka shkrumbuar një hambar në fshatin Bujqës në qytetin e Elbasanit.

Fatmirësisht pronari i këtij hambari ka shpëtuar megjithëse ka pasuar djegie në fytyrë. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga zjarri i përmasave të mëdha është djegur edhe një mjet bujqësor. Sipas informacioneve zjarri ka ardhur nga puna me aparaturën e saldimit.

Top Channel