Superliga e Australisë zgjedh formacionin e sezonit, Besart Berisha në krye të sulmit

21/08/2020 13:00

Superliga e Australisë ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2019/20, ku pjesë e tij është edhe sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha.

A-League ka mbyllur sezonin e rregullt dhe tashmë po zhvillohet faza “Play-Off” për të gjetur kampionin e sezonit.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar drejtuesit të zgjedhin formacionin më të mirë të sezonit 2010/20. Pjesë e këtij formacioni është edhe sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, i cili ka qenë ndër më të mirët këtë sezon në A-League.

Ndryshe, Berisha ka qenë i papërmbajtshëm edhe këtë sezon me golat e shënuar. Djaloshi prishtinas ka shënuar plot 19 gola në 26 ndeshje me Western Unitedin.

Top Channel