Rusia: Lajmi se koreano-veriorët po hanë qentë e shtëpisë, vjen nga një “racë e dyshimtë”

21/08/2020 16:39

Ambasada ruse në Penian ka mohuar sot lajmin e nxjerrë nga Seuli se njerëzit në Korenë e Veriut po detyrohen të dorëzojnë qentë e tyre për t’u gatuar në restorante.

Gazeta më e shitur në Korenë e Jugut Chosun raportonte para disa ditësh se Kim Jong-un ka ndaluar zotërimin e kafshëve shtëpiake, duke e denoncuar sjelljen si “ideologji borgjeze e dekandente”.

Ajo shtonte se “masa ka të bëjë me mungesat në ushqim dhe se qentë po çoheshin në kopshtet zoologjike apo në tregjet e mishit”.

Lajmi u shumëfishua nga shumë rrjete të tjera duke u bërë viral në agjencitë perëndimore.

Por ambasada ruse akuzoi mediat e huaja për përhapje të thashethemeve të rreme që “nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën”, duke shtuar se qentë e shtëpive janë kthyer në një modë në Penian dhe shihen shpesh duke shëtitur me pronarët e tyre.

Ajo shton se shumimi i tyre është inkurajuar pasi udhëheqësi Kim i konsideron ata si një shenjë të shoqërisë moderne.

Ndërsa mishi i qenit është konsumuar rregullisht në Korenë e Jugut, si një pjatë verore që shuan të nxehtin.
Mishi i qenit konsiderohet si një delikatesë në restorantet “dangogi” (mish i ëmbël) në Penian.

FOTO GALERI
1/5
Mishi i qenit konsiderohet si një delikatesë në restorantet “dangogi” (mish i ëmbël) në Penian.

Top Channel