Inter-Sevilla, në lojë “Uefa Europa Legue”, publikohen formacionet e të dyja skuadrave

21/08/2020 20:39

Të dyja ekipet të etur për fitore, Inter për të dërguar në shtëpi një trofe prestigjioz që ka 10 vite që mungon, e Sevilla për të vazhduar të tregojë që “Europa League” është territor i saj.

Këto arsye, të bëjnë të mendosh që sfida e sotme mes këtyre skuadrave do të jetë një përballje titanësh. Antonio Conte nga njëra anë dëshiron të bëj figurë të mirë tek drejtuesit, dhe të ketë liri në kërkesat e tij në merkato për sezonin e ardhshëm, për të rivalizuar kështu Juventusin në kampionat, por pse jo të masë forcat me më të mirët e europës.

Ndërkohë Lopetegui, i cili e mbylli kampionatin në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Atletico Madrid-in e vendit të tretë, dëshiron të sjellë me patjetër në shtëpi një trofe, për të siguruar të ardhmen e tij në stolin e andaluzëve. Kujtojmë që sfida do të luhet në orën 21:00 në impiantin luksoz   “RheinEnergie”, e do të transmetohet drejtpërsëdrejti në plaftormën “Digi Talb”.

Më poshtë do të gjeni formacionin e të dyja ekipeve:

Top Channel