Fëmijët që rrezikojnë shikimin/ Nëna kërkon ndihmë për 3 djemtë që po shkojnë drejt verbimit

21/08/2020 16:16

Arshini, Albani dhe Amarildo janë tre vëllezër përkatësisht 12, 7 dhe 2 vjeç. Të dhënat gjenetike kanë përcaktuar që të tre fëmijët të kenë të njëjtin fat. Ata vuajnë nga një sëmundje e syve e cila me kalimin e kohës rëndohet duke i çuar në verbim të plotë. 

Sipas nënës së tyre, mjekët kanë rekomanduar operacionin e fëmijëve, që sipas saj mund të kryhet vetëm në privat, ndërsa familja e varfër nga Gramshi nuk e përballon dot koston e këtyre operacioneve.

Albani ka probleme me regjistrimin në klasën e parë sepse sh ikimi i tij është shumë i dobët.  Ndërsa Arshini e do shumë shkollën. Ai është i shkëlqyer me mësime, por tashmë që shikimi rëndohet, 12 vjeçari e ka shumë të vështirë leximin.

Familja e Vasil Sekollarit nga Gramshi apelon për ndihmë për kurimin e tre fëmijëve të tyre. Duket se sëmundja po përshpejton dhe errësira do të pushtojë tre vogëlushë. Sot ata munden të drejtojnë sytë e tyre dhe të lutem për ndihmë, nesër do të jetë shumë vonë.

Top Channel