Me 62 vota “pro” të mazhorancës së re, Talat Xhaferi u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në momentin e votimit të pranishëm në sallë ishin 105 deputetë, ku 62 votuan “pro”, 43 “kundër” dhe asnjë “abstenim”.

Pro votuan deputetët e koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja, deputetët e BDI-së dhe një votë e PDSH-së, ndërsa kundër votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së. Deputetët e koalicionit ASH-AAA, braktisën sallën në momentin e votimit.

Top Channel