Nga porti i Durrësit drejt Kosovës janë transportuar 5,764 tonë mallra më shumë, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës thotë se në total janë përpunuar rreth 115 mijë tonë mallra të ndryshme, që kanë mbërritur me anije në portin e Durrësit, gjatë periudhës janar-korrik 2020, të cilat më pas i janë drejtuar qyteteve të Kosovës.

Sipas këtij sektori, mallrat që janë transportuar më pas tranzit në rrugë tokësore drejt Kosovës janë: llamarina, qymyr, çimento, hekur ndërtimi dhe xhama.

Mallrat tranzit për në Kosovë janë përpunuar në Terminalin Perëndimor, 68 mijë tonë dhe në Terminalin Lindor, 47,442 tonë gjithsej.

Top Channel