Lajm i hidhur për të gjithë artin fierak.  Pas një beteje të gjatë, rreth 4 javore,  dhe prej tre ditësh e intubuar në spital nga Covid19 ,ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzaqere Rainita Pupi.

Ajo është ndarë nga jeta në moshën 52 vjecare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin e mjekëve. Kohët e fundit familjaret e saj,  edhe në media kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për Rainitën.

Me gjithë përpjekjet e shumta,ajo është ndarë nga jeta këtë të premte duke lenë pas një dhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak. Rai, njihej nga të gjithë për karakterin e saj të dashur dhe buzeqeshjen e ëmbël me të gjithë shoqërinë. Artistja 52 vjecare Rainita Pupi ka lënë një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut të madh artistik në Fier.

Top Channel