Ideja më e re! Gjermani, “Covid rock” për të studiuar përhapjen e koronavirusit

21/08/2020 13:36

Një mënyrë për të kuptuar më mirë mënyrën e përhapjes së Covid-19? Koncertet Rock .

Universiteti Mjekësor i Halle, në Saksoni ka organizuar një koncert rock me këngëtarin gjerman Tim Bendzko, i cili do të do të mbahet më 22 gusht dhe do të shërbejë për zhvillimin e një modeli matematikor përmes të cilit do të llogariten probabilitetet dhe rreziqet e shpërthimi të koronavirusit.

Projekti kërkimor gjerman quhet “Restart 19” dhe që në muajin korrik kishte marrë mbështetjen e pothuajse 2000 pjesëmarrësve, por departamenti i Infektivologjisë Klinike i Institutit të Epidemiologjisë dhe Informatikës në Halle vazhdoi rekrutimin për të arritur në 4200 vullnetarë dhe është një mënyrë alternative për të kuptuar se si do të duhet të organizohen me siguri të lartë shëndetësore eventet kulturore dhe sportive.

Testi muzikor përfshin tre skenarë: në të parën, pjesëmarrësve do t’u kërkohet të sillen gjatë koncertit si edhe më parë, pa respektuar rregullat e distancës dhe pikat e hyrjes në arenën e koncertit do të jenë dy.

Në rastin e dytë, do të ketë tetë hyrje dhe jo më shumë se 2 mijë njerëz.

Në të tretën, do duhet të respektohet një distancë prej 1.5 metrash dhe në të gjithë arenën mund të jenë të pranishëm rreth 4000 vullnetarë, të cilët gjatë eksperimentit do të mbajnë maskaFFP-2.

 

Top Channel