OBSH njofton se kur mund të përfundojë Coronavirus

21/08/2020 20:01

Shumë ekspertë shëndetësorë e kanë krahasuar pandeminë e koronavirusit me atë të “gripit spanjoll, e cila e pati fillesën në vitin 1918 e përfundoi dy vite më vonë.

Duke iu referuar eksperiencës së kaluar me viruse të ngjashme me COVID-19, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë në një konferencë për shtyp se shpreson se kriza e virusit korona mund të përfundojë në më pak se dy vjet.

“Pandemia e gripit spanjoll e vitit 1918 zgjati dy vjet dhe më pas përfundoi. Por sot gjërat ndryshojnë, kemi më shumë teknologji, natyrisht më shumë qarkullim, virusi ka më shumë shanse për t’u përhapur dhe mund të lëvizë shpejt”, tha kreu i OBSH-së.

Sipas raporteve më të fundit, më shumë se 22.81 milion njerëz janë infektuar nga koronavirusi në gjithë botën dhe 793,382 kanë vdekur.

Top Channel