Taksa doganore 100 për qind e vendosur nga Qeveria e kaluar e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina pritet që të largohet nga qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti, me synimin që të zëvendësohet me reciprocitet ekonomik dhe tregtar.
Policia ka raportuar se në fshatin Medvec të Prizrenit është gjetur pa shenja jete një 18-vjeçar.
Ledian Memushaj nxjerr Pescaran nga kriza me një supergol. Mesfushori i kombëtares shqiptare për një ditë u rikthye në vëmendje të gjithë sportdashësve të futbollit italian, Alex Del Pieron dhe golat e tij spektakolarë nga jashtë zone.
Pasi Ankaraja i hapi kufijtë për refugjatët sirianë, situata në Greqi është përshkallëzuar. A do të veprojë më në fund Evropa?
Policia e Shtetit në Brescia të Italisë zhvilloi një operacion të gjerë ku arrestoi një grup personash të dyshuar për krime si trafikimin e drogës, dëmtimet me qëllim plaçkitjen, si dhe mbajtjen dhe trafikimin e armëve.
Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime…
Koreja Veriore ka nisur dy raketa të paidentifikuara në det, teksa rifillon të tregojë aftësitë ushtarake që ka, në kohën e negociatave të bllokuara me Shtetet e Bashkuara.
Sot më 2 mars Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ngjarjen historike të Besëlidhjes së Lezhës, ditë kur ai vetë do të mbajë edhe tubim.
Viktima e dytë është konfirmuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga virusi vdekjeprurës Covid-19.
Policia ka arrestuar shoferin e makinës tip ‘Benz’ që u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidentin me vdekje në Fushë Krujë.
Izraeli zhvillon të hënën zgjedhjet e treta në më pak se një vit, me synim të dhënies fund të bllokadës politike, ndërkohë që kryeministri i krahut të djathtë, Benjamin Netanyahu tenton të fitojë një tjetër mandat, ndonëse përballet me padi penale.
Komisionit Evropian pritet që sot të publikojë raportin mbi ecurinë e reformave që ka ndërmarrë Shqipëria.
Sindikata e Pavarur e RTK-së dënoi ashpër aktin e dhunës ndaj kryeredaktorit të web-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti i cili është sulmuar mbrëmë nga disa persona në një lokal të Prishtinës.
Kryeredaktori i web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona në një lokal të Prishtinës.
Kompania ajrore Turkish Airlines (THY) njoftoi se ka anuluar të gjitha fluturimet e saj drejt Italisë duke filluar nga 1 marsi.
Numri i njerëzve që kanë ndërruar jetë në të gjithë botën nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 3.000, pasi Kina raportoi 42 vdekje të tjera.
Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi tha të dielën se heqja e tarifave ndaj mallrave serbe që nga nesër, do të ishte një fillim i mbarë për më shumë përparim.
Pete Buttigieg, ish-kryetar i një qyteti të vogël të Indianas i ka dhënë fund garës për të fituar kandidimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.
E urrej punën time! A e keni thënë ndonjëherë këtë shprehje? Apo e keni dëgjuar dikë tjetër duke thënë? A e keni menduar arsyen se pse e keni thënë këtë? Sipas një sondazhi të realizuar nga Korporata Analitike dhe Këshilluese “Gallup”, afër 85% e punonjësve në botë thonë se e urrejnë punën që bëjnë.
Vijon të ulet me ritme domethënëse, numri i të prekurve me koronavirus në Kinë, vend i cili konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes botërore të këtij virusi vdekjeprurës.
Sot, në orën 17:00 mbahet tubimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta, që siç argumenton ai, ka synim çmontimin e grushtit të shtetit.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë prezente pasdite dhe gjatë mbrëmjes.
Renditja e kampionatit spanjoll të futbollit ofron një panoramë të re pas ndeshjeve të fundjavës, me rezultatet që intrigojnë edhe më shumë garën për titullin.
Pak minuta më parë, Gjykata e Përmetit dha masat e sigurisë për 30 të ndaluarit e operacionit “Mezhgorani”.
Në një ndeshje dramatike, të gjatë dhe të bukur me shpirt të fortë gare, e fituar në setin final, Partizani mundi Erzenin duke fituar Kupën e Republikës në volejboll për meshkuj.
Pamjet e fundit televizive nga kufiri greko-turk në pikën e Kastanjës në lumin Evro tregojnë se emigrantët që qëndrojnë ne pjesen turke hedhin guëë, sende të forta dhe bomba me gaz lotsjellës drejt forcave speciale greke.
Ministria e Brendshme dhe Policia rrugore kanë prezantuar ndryshimet në Kodin Rrugor që parashikojnë ashpërsime të gjobave për drejtuesit e mjeteve, kryesisht për alkool, përdorim celulari, apo shkelje të përsëritura. Disa prej tyre, ashpërsime me disa-fish.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në guroren e Krujës, në fshatin Kurcaj, ku një punëtor ka humbur jetën.
Pak minuta më parë, Gjykata e Përmetit ka dhënë masat e sigurisë për 30 të ndaluarit e operacionit “Mezhgorani”.
Nëse kishit menduar se marsi solli pranverën, duket se dimri edhe për pak kohë nuk ka plan të lëshojë territor.
As Gega e as Shkëmbi, trajneri i ri i Kukësit do të jetë Orges Shehi.
Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, pësoi dëmtime serioze, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.
Në Gjykatën e Përmetit po vijon që prej mesditës seanca për dhënien e masës së sigurisë për 30 të arrestuar të operacionit “Mezhgorani”.
Igli Marion jeton në Milano prej më shumë se 10 vitesh. Piktorin shqiptar ashtu si të gjithë italianët të dielën e përfshiu një valë paniku prej koronavirusit, por tani situata po i kthehet normalitetit.
Propozimet e demokratëve për rishikimin e rolit të prokurorisë në zgjedhje dhe kalimin e hetimit të korrupsionit zgjedhor si pjesë e kompetencave të SPAK, u panë me rezerva nga socialistët, të cilët i kërkuan menjëherë mendim Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Cela.
Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, përpos denoncimit të ligjit për Dividentin dhe cekjes së temës Haradinaj-Rama, sa i takon deklaratës së këtij të fundit, presidenti i Republikës nuk la pa thumbur ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si dhe pa komentuar arrestimin e analistit Henri Çili.
Gjatë konferencës për shtyp, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndër të tjera, ceku edhe çështjen Rama-Haradinaj, pas komenteve të kryeministrit Rama, për heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Ashtu siç u lajmërua nga zëdhënësi i tij, presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp ku denoncoi miratimin e ligjit për Dividentin (për Tatimin mbi të Ardhurat).
34 viktima dhe 1700 të prekur, ky është bilanci aktual i koronavirusit në Itali.
Kur kanë mbetur edhe 24 orë kohë nga nisja e tubimit të Besëlidhjes, thirrur nga presidenti Ilir Meta kanë nisur përgatitjet përkatëse.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.
Shërimi i një pacienteje 98-vjeçare në Wuhan, Kinëvendin prej nga ku shpërtheu virusi famëkeq, Covid-19 jep shpresë në kurimin e personave të moshuar, të cilësuar si grupi më i rrezikuar nga koronavirusi, nisur nga mosha e viktimave.
Pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se duhet të hiqet plotësisht tarifa ndaj produkteve serbe, ashtu siç po kërkon SHBA-ja, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell e ka mirëpritur qëndrimin në fjalë.
Në një kohë kur bilanci botëror është thelluar në 2,995 viktima dhe 87,716 të infektuar nga koronavirusi, një berber nga Kuvajti duket se e ka marrë tepër seriozisht të mbrojturit nga virusi në fjalë.
Nëse dyshoni se dikush po ju spiunon apo ka hyrë në llogarinë tuaj, Facebook ju jep mundësinë ta kontrolloni ose parandaloni atë.
Shpërthimi i virusit të rrezikshëm me origjinë nga Kina, Covid-19 i ka detyruar shtetet në mbarë globin të marrin masa të forta për të parandaluar dhe frenuar një përhapje në masë.
Në kohën kur koronavirusi është shndërruar në një shqetësim global, dhe tashmë i ka mbërritur në oborr, Vatikani është detyruar të marrë masa.
Një makinë e modifikuar, jashtëzakonisht e ngjashme me Batmobile, e shfaqur në një nga filmat e fundit të Batman, është konfiskuar në Moskë.
Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi bën me dijeni se ditën e sotme, kreu i shtetit, Ilir Meta do të japë një konferencë për shtyp.
Frika nga koronavirusi dhe përhapja e madhe e tij, ka bërë që shumëkush, në përpjekje për t’u mbrojtur, t’i drejtohet farmacive për të blerë maska apo elementë të tjerë mbrojtës, duke i vendosur edhe këto të fundit përballë një situate të papërballueshme.
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe partnerja e tij, Carrie Symonds, po presin një fëmijë.
Sot, një ditë para manifestimit të 2 marsit, organizuar nga Presidenti Ilir Meta, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, përmes një postimi në Facebook.
Çmimi i një pakete cigaresh në Francë ka shënuar një rekord të ri. Një paketë mund të blihet tani për jo pak, por 10 euro.
Regjisori disident iranian, Mohammad Rasoulof, fitoi çmimin e madh të festivalit të filmit në Berlin, për “There Is No Evil”, një vepër kritike për dënimin me vdekje në vendin e tij.
Në 2 mars të 1444 në katedralen e Shën Nikollit Skënderbeu mblodhi besëlidhjen e Lezhës.
Manastiri dhe kisha e Shën Mërisë Hyjlindëse e cila është ndërtuar në një truall piktoresk në ishullin e Zvërnecit, buzë lagunës së Nartës e bën atë një atraksion per te gjithë turistet vendas e të huaj që vizitojnë qytetin e Vlorës.
Një ditë para manifestimit presidencial të 2 marsit, Edi Rama zbriti kongresin e partisë në shesh para zyrës së Ilir Metës. Një mesazh mesa duket forcë në numra, të cilin Kryeminitsri beson se Presidenti nuk e gëzon.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se deputetët e LDK-së dhe anëtarët e Qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë dhe me bindje të plotë heqjen e menjëhershme të tarifës.
Igli Levani jeton në Milano prej më shumë se 10 vitesh. Piktorin shqiptar ashtu si të gjithë italianët të dielën e përfshiu një valë paniku prej koronavirusit, por tani situata po I kthehet normalitetit.
Greqia ka bllokuar 24 orët e fundit më shumë se 13000 emigrantë që përpiqen të hyjnë nga kufiri greko-turk, bëjnë me dije burime të qeverisë greke.
Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Patosit, pranë stadiumit “Alush Noga”.
Pritet të jepet masa për të kapurit e operacionit Mezhgorani.
Policia ka nxjerrë emrat e tre personave të tjerë të kërkuar për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.
Është përmbyllur procesi i numërimit të votave për anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Këngët e tij i kemi dëgjuar shumë shpesh. Dashuria e madhe që ka ndaj muzikës, nuk po e lë aspak të pushojë, kështu që së fundi ai ka publikuar këngën “Cika Shqiptarisë”. Shpat Kasapi përmes punës së tij të palodhshme po qëndron më afër publikut, ani pse përveç muzikës ai punon edhe në një tjetër biznes.
Si të mos mjaftonin rezultate plot oshilacione që kanë vënë në diskutim edhe objektivat sezonalë, skuadra e Romës në futbollin italian ka raportuar një humbje të konsiderueshme të fitimeve në bilancin e fundit.
E konceptuar para 9 vjetësh por me rritjen e popullaritetit vetëm në kohët e fundit, Formula E është kthyer në një ndalesë emocionuese për të apasionuarit pas garave me makina, e nuk mund të mungonte dhe fundjava në Marrakesh.
Rreth orës 12:15, në Shkozë të ditës së sotme në një kanal kullues në afërsi të banesave sociale dhe ngjitur me lumi e Lanës është gjetur i dekompozuar fëmija me iniciale K.H, 4 vjeç.
Presidenti Donald Trump e konsideroi shpërthimin global të koronavirusit si një komplot liberal që synonte të minonte mandatin e tij të parë, krahas impeachment kundër tij si edhe krahas çështjes Mueller, shkruajnë Nancy Cook dhe Mathew Choi për politico.eu.
Mbikalimet dhe nënkalimet në Kosovë vazhdojnë të projektohen, ndërtohen dhe të mos shfrytëzohen nga qytetarët, pasi sipas ekspertëve nuk bëhet një studim i mirëfilltë para vendosjes së tyre dhe si rezultat i vendosjes në vende jo adekuate, qytetarë detyrohen t’i shmangin dhe të kalojnë rrugën edhe aty ku nuk është paraparë kalimi për ata.
Është shtyrë për në orën 13:30 dhënia e masave të arrestit për të pandehurit e dosjes “Mezhgorani”.
Në Durrës dyshohet për një person të mbytur në det, ndërsa një tjetër ka shpëtuar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit.
Në Shqipëri jetojnë me leje të rregullt rreth 2000 qytetarë turq.
Italia ka kaluar pragun e një mijë të prekurve nga koronavirusi, një infeksion për shkak të të cilit, orët e fundit kanë humbur jetën edhe tetë persona të tjerë, duke e çuar në 29 totalin e viktimave.
Reali i Madridit dhe Barcelona impenjohen sot në mbrëmje në një përplasje emocionuese që do të vendosë shumë mbi titullin kampion në futbollin spanjoll, një El clasico që vjen në një gjendje thuajse të ekuilibruar mes dy rivalëve në la Liga.
Zjarret me rastin e ditës së Verës kanë sfiduar temperaturat e ulëta në qytetin e Korçës.
Imazhet satelitore kanë treguar një rënie të ndjeshme të nivelit të ndotjes mbi kinë, cka vjen sipas agjencisë hapësinore amerikane nasa, për shkak të koronavirusit që ka paralizuar thuajse çdo aspekt të jetës atje.
Sherebela , një prej bimëve më të rëndësishme medicinale në Sarandë, Delvinë e Gjirokastër është duke reduktuar cdo vit sipërfaqen e saj prej vjeljes shkatërrimtare, shkuljes me rrënjë, bagëtive dhe zjarrit.
Duke folur para të rinjve sot në kongresin e PS, kryeministri Edi Rama tha se FRESSH-i duhet të hapet për t’i dhënë mundësi vajzave të marrin poste drejtuese, një ditë pas i hoqi vërejtje strukturave për hapjen e partisë për ruajtjen e balancës gjinore në postet drejtuese.
Sot në Përmet pritet të jepet masa e arrestit për 30 të arrestuar në kuadër të operacionit Mezhgorani përfshi edhe opinionistin Henri Çili.
Sot zhvillohet dita e tretë e Kongresit të Partisë Socialiste ku kryefjalë e punimeve të kongresit që ditën e sotme po mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku nesër Meta ka thirrur tubimin për “Besëlidhje”, do të jenë programet për të rinjtë.
Po zhvillohet sot seanca ndaj Ruzhdi Tasunit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes Hajdijes, nënës së tre vajzave të tij. Prokurorja e çështjes tha se në pjesën e pasme dhe të majtë të kokës viktima ka pasur 6 plagë.
Dita e tretë e kongresit të PS ka nisur dhe ajo u është kushtuar të rinjve.
Nuk ka vonuar përgjigjja e Ramush Haradinaj ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për vendimin e Albin Kurtit për çështjen e taksës ndaj Serbisë.
Rritet në shtatë numri i rasteve me koronavirus në Greqi siç kanë bërë me dije organet greke mëngjesin e së dielës.
Ka nisur seanca për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj Ruzhdi Tasunit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes Hajdijes, nënës së tre vajzave të tij.
Koronavirusi ka potencialin të gjunjëzojë ekonominë botërore. Ekspertët llogarisin me efekte të rënda në eksporte dhe zinxhirët e prodhimit e furnizimit. Virusi e ka zënë ndërkohë edhe ekonominë në Gjermani.
Pesë ditë pasi numri i rasteve të reja të Coronavirus në Gjermani ishte në zero, ai tejkaloi 60.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për heqjen e tarifës për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina dhe reagimet në politikën kosovare mbi këtë çështje.
Dy marrëveshjet për politikën e jashtme mes Kosovës dhe Shqipërisë, që priten të nënshkruhen në mbledhjen e radhës mes dy qeverive, po shihen si shumë të nevojshme. Por që duhet të zbatohen në praktikë dhe përmes iniciativave zyrtare, e jo të mbesin vetëm në letër.
Deri në këto momente, Shqipëria mbetet e paprekur nga koronavirusi i ri COVID-19.
Epidemia e koronavirusit pritet t’i kushtojë turizmit botëror mbi 50 miliardë dollarë nëse do zgjatë me muaj. Efektet e krizës po reflektohen në bursa, ndërsa ekspertët presin që disa nga ekonomitë kryesore në Europë të bien në recesion teknik në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit.
Duke nisur nga dita e sotme, 1 mars 2020 transporti publik në Luksemburg do të jetë falas për të gjithë.
Greqia ka konfirmuar rastin e pestë me koronavirus. Pacientja është një mësuese që jeton në Selanik.
Kongresmeni Eliot Engel, një përkrahës i gjatë, i çështjes shqiptare veçanërisht i pavarësisë së Kosovës, ka takuar Federatën PanShqiptare Vatra – ndoshta për të qenë dhe i pari kongresist amerikan në 108 vjet që viziton Shtëpinë e Vatrës.
Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa pamje të viteve ’90, kur ai dhe studentët e tjerë u ngritën për t’u përballur me kupolën e diktaturë. Siç e thekson vetë Kreu i Shtetit, në atë kohë diktatura u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.
Nga 1 marsi në Gjermani ka hyrë në fuqi Ligji për Fuqinë Punëtore të Kualifikuar, i cili rregullon në detaje ardhjen e tyre nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.
Studiuesit aktualisht mendojnë se pesë deri në 40 raste të koronavirusit në 1.000 veta do të rezultojnë me vdekje.
Dënimi i Manchester Cityt me dy vite përjashtim nga Liga e Kampionëve mund të bëjë që shumë yje të largohen nga kjo skuadër.
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime sot në Prishtinë shënon Ditën e Diskriminimit Zero.