Dhunë në familje e kundërshtim të policisë, arrestohen tre persona në Tiranë

20/08/2020 17:20
Ilustrim

Tiranë- Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës.

Konkretisht nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetastit R.P., 53 vjeç, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundershtim me vendimin e Gjykates”, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetastit A.P., 22 vjeç, pasi në Shkozë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë në flagrancë të shtetasit R.K., 26 vjeç, sepse në banesë sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel