Fotografi udhëton në cepat më të largët të botës për pamjet e mahnitshme të botës së egër

20/08/2020 18:40

48 vjeçari Andrey Gudkov thotë se është përballur me baltën, të nxehtin përvëlues, malarien dhe erërat tropikale për të kapur fotot e tij.

Rusi i apasionuar pas botës së kafshëve thotë se nevojiten durim, nerva të hekurta dhe qetësi vdekjeje, por dhe shpërblimi është i madh pas kapjes së pamjes së dëshiruar.

“Profesioni i fotografit të botës së egër është nga më të vështirët, më të rrallët e më romatikët”, thotë Gudkov, duke shtuar se i është dashur të priste deri në shpërbërien e Bashkimit Sovjetik për të ndjekur karrierën e tij të ëndërrave, e të udhëtonte lirisht në të gjithë botën.

“Gjithçka nisi me programet e natyrës të David Attenborough në BBC, të cilat shfaqeshin në Rusi dhe ëndërrat e vendeve të largëta dhe të kafshëve ekzotike hynë në kokën time”.

Gudkov thotë se nuk mërzitet të mbajë pajisjet deri në 20kg për gjurmimin e fotove, si ajo e ariut të angazhuar në gjuetinë e salmonit.

Mes kujtimeve të tij me impresionuese është pamja e dragojve të Komodo që luftojnë gjatë sezonit të çiftimit.

Me tej është një tufë ‘vildebeest’ që vërshojnë për të kaluar lumin, kafshë që janë aktive ditën dhe natën, duke kullotur vazhdimisht.

Ai thotë se kërkon të fotografojë kafshët në poza me cilësi njerëzore.

“Nuk ka kafshë të bukura apo të shëmtuara – e rëndësishme është të gjesh diçka njerëzore te ato, dhe ta përçosh me fotografinë tënde. “Sytë e kafshës janë një detaj i rëndësishëm pasi me to ne kuptojmë karakterin e tyre”.

FOTO GALERI
1/27
Gudkov thotë se nuk mërzitet të mbajë pajisjet deri në 20kg për gjurmimin e fotove, si ajo e ariut të angazhuar në gjuetinë e salmonit.

Top Channel