Vogëlushi “përlot” botën/ Pret flokët për herë të parë në jetë dhe i dhuron për të sëmurët me kancer…

20/08/2020 19:20

Është prekëse kur shikon se si fëmijët, bashkëngjiten kauzave madhore për të tjerë fëmijë që vuajnë nga sëmundja e kancerit.

I tillë është dhe Reilly Stancombe, i cili megjithëse kishte 9 vite pa i prerë flokët e tij, ai i dhuroi ato për fëmijët që vuajnë nga kanceri. Duke qenë se Reilly nuk i kishte prerë flokët asnjëherë në jetën e tij, ato ishin zgjatur më shumë se 60 centimetra. Këtë model ai e kishte huazuar nga futbollisti i tij i preferuar Gareth Bale, i cili gjithashtu ka flokë mjaft të gjatë.

“Një ditë me mamin shikova që disa fëmijë nuk kishin flokë. E pyeta se përse ndodh kjo dhe më tha se ata vuanin nga kanceri. Menjëherë pasi shikova ato foto, dëshiroja që edhe unë të jepja kontributin tim. Kështu që fola me mamin dhe vendosëm që flokët e mi të gjatë të dhuroheshin për fëmijët e sëmurë”, u shpreh vogëlushi.

Flokët ishin kthyer si një lloj identiteti për vogëlushin, të gjithë atë e njihnin si “Reilly me flokë të gjatë”…

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel