Covid-19 i ka marrë jetët një tjetër personi të njohur. Bëhet fjalë për artistin shkodran Enrik Çefa i cili ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-it.

Prej disa ditësh,  Çefa ishte i shtruar në spitalin Infektiv në kryeqytet dhe nuk ka mundur të mbijetojë pasi gjendja e tij u përkeqësua çdo ditë e më shumë.

75-vjeçari ishte një nga muzikantët më të mirë të qytetit të Shkodrës. Ai ishte mësues muzike dhe i angazhuar në disa festivale për të rritur dhe fëmijë.

Ndërkohë Shoqata Kulturore Artistike “Prenkë Jakova” në të cilën vetë Enrik Çefa ishte pjesë ka bërë një reagim lamtumire për artistin.

“Pushoftë në paqe Enrik Çefa, pjesë e pandashme e aktivitete tona.” shkruan Shoqata Kulturore Artistike “Prenkë Jakova”.

Top Channel