Lavrov: Jo ndërhyrje në Bjellorusi, të shmanget përvoja e trishtë 2014 në Ukrainë

21/08/2020 00:43

Ambasada ruse në Tiranë konfirmoi në mbrëmje telefonatën 30 minutëshe të kryeministrit Rama me ministrin e jashtëm rus Lavrov. Në një njoftim të saj thuhet se, “Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Ne njoftim thuhet se, Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës.

Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014.

Gjithashtu në njoftim thuhet se, Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas.

Top Channel