“Bëje maskën aksesorin tënd më të çmuar”/ Mjeku apel qytetarëve: Mbro veten, mbro të tjerët”

21/08/2020 10:10

Përmes një apeli të fortë, mjeku Gerond Hysi u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që ta vendosin maskën në ambientet publike, si një mënyrë kjo për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga COVID-19.

Në një mesazhi të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Hysi thekson se maska duhet të jetë aksesori më i çmuar në këtë kohë.

“Maska ose barriera mbrojtëse, është e vetmja armë që na mbron nga një sëmundje me shumë të panjohura! Një armë e aksesueshme nga të gjithë ne, në këtë luftë të paprecedent me COVID-19. Ndaj, bëje maskën aksesorin tënd më të çmuar, ruaj shëndetin, mbro veten, mbro të tjerët”, shprehet në mesazhin e tij, doktor Gerond Hysi.

Top Channel