Sllovenia “bllok” Kroacisë/ Kush vjen prej andej, izolim!

21/08/2020 11:36

Në mesin e frikës së koronavirusit, Sllovenia vendosi që udhëtarët të cilët hyjnë në territorin e saj nga Kroacia, të vetizolohen për 14 ditë.

Sipas ministrit të Brendshëm, Ales Hojs megjithatë sllovenët që gjendet tashmë në vendin fqinj do të jenë në gjendje ta shmangin një masë të tillë nëse kthehen përpara ditës së hënë. Kroacia u lavdërua si një prej vendeve që e përballi më mirë valën e parë të virusit falë masave të shpejta të izolimit dhe mungesës së turistëve në fund të dimrit.

Nisur nga shifrat premtuese, ajo nisi ta promovojë veten si destinacion të sigurt për turistët. Por, të enjten u shënua një hov i ri infektimesh, 255 raste, që e çoi numrin e përgjithshëm në 7.329. Sllovenia nga ana tjetër ka regjistruar 2,356 raste e dhjetëra prej tyre janë persona që janë kthyer nga udhëtimet në Kroaci, gjatë dy javëve të fundit. Sipas zyrtarëve kroat, më shumë se 140,000 sllovenë e kanë vizituar vendin këtë muaj.

Një ditë më parë, edhe Britania e Madhe e shtoi Kroacinë në listën e saj të vendeve jo të sigurta, ndërsa Gjermania këshilloi qytetarët që të mos udhëtonin në disa rajone të shtetit që autoritetet gjermane e konsiderojnë të tretin si burim i importimit të rasteve me COVID-19, pas Kosovës dhe Turqisë.

Top Channel