36-vjeçarja ndërroi jetë nga mjekimi jo i duhur, vihet nën hetim mjeku i urgjencës në Shijak

20/08/2020 18:55

Shijak- Një mjek  është vënë nën hetim në gjendje të lirë në Shijak për shkak se akuzohet për “Mjekim të pakujdesshëm” ndaj një pacienti.

Sipas policisë është proceduar penalisht M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me  detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Dyshohet se mjeku në fjalë nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën  Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar  në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht  në gjendje të lirë shtetasit M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me  detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën  Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar  në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Top Channel