Studimi/ Përhapja e koronavirusit, avantazhohet nga ajri i thatë

21/08/2020 06:26

Një grup studiuesish në Lajpcig dhe në Indi kanë dalë në përfundimin se lagështia e ajrit influencon në përhapjen e koronavirusit. “Nëse lagështia relative e ajrit në dhoma është nën 40%, atëherë grimcat e lëshuara nga të infektuarit thithin më pak ujë, mbeten të lehta, rrotullohen në ajrin e dhomës dhe thithen kështu nga njerëzit e shëndetshëm,” thotë Ajit Ahlavat, nga Instituti për Studimet Troposferike në Lajpcig.

Në sfond të studimit qëndron rruga e përhapjes së virusit përmes aerosoleve, një përzierje shumë e vogël pjesëzash në ajër, krahas infektimit me teshtimë. Ekipi i fizikantëve nga Qendrës Tropos dhe Laboratorit Kombëtar të Fizikës në Nju Delhi, CSIR kanë marrë në shqyrtim 10 studime ndërkombëtare, të publikuara në vitet 2007-2020 për ndikimin e lagështisë së ajrit në mbijetesën, përhapjen dhe infektimin me viruset e gripit dhe lloje të ndryshme virusesh të familjes së koronës.

Rezutatet u publikuan në revistën e specializuar, “Aerosol and Air Quality Research.”Studiuesit rekomandojnë, krahas masave të zakonshme si distanca dhe maska, të kontrollohet edhe ajri. Një lagështi relative prej 40% deri 60% mund të reduktojë përhapjen e viruseve dhe thithjen e tyre nga mukoza e hundës. Rezultatet kanë rëndësi për periudhën e dimrit të ardhshëm, për shkak se një numër shumë i madh njerëzish qëndrojnë në dhoma të nxehura.

“Ngrohja e ajrit të freskët sjell tharjen e tij. Në zonat klimatike të ftohta apo mesatare ajri në dhomanë kohën kur përdoret ngrohja është shpesh shumë i thatë, kjo mund të nxisë përhapjen e virusit të Coronës”, shpjegon Alfred Wiedensohler nga qendra Tropos. Kur lagështia është e madhe, pjesëzat e ajrit zmadhohen e bien më shpejt në tokë.

Top Channel